June 6, 2015

Jeta e Helenës së Trojës



****************************************
                                                 Jeta e Helenes së Trojës
====================================
                            
           ==================================

Si duket nga këto dëshmi që do ti shohim këtu, kjo lufta e Trojës na ishte vetëm se një lojë argëtuese për Mikenasit e quajtur me emrin "Truia" (vrima) truia" zgjuarsia" truri, ai që men e ka zgjuarsi se si ta nxjerri bukuroshen me emrin Helena nga ky labirinti me emrin truia aty ku mbretnonte frika, truia sepse, ai i cili donte ta provonte zgjuarsin e tij para publikut dhe nuk do ia arrinte ta zgjidhte këtë enigm atij do ti këputej koka..?

Homeri kur e shihte ndoshta të njëjtën vazë si e shohim ne sot 2800 vite pas tij, dhe ai aty nga pamundësija për të zgjidhur enigmen ai ia nisi e po këndonte, si tek ato rrëfimet e "1001 nétëve" kur dy motrat Shehrezada e Dunjezada ishin ngushtë, që mos ti shkonte koka Sherezades ajo ia nis e i rrëfen burrit përralla të pafundëta që zgjatën disa vite, për të shpëtuar kokën e saj, ajo fillonte e rrëfente përrallza që ia shpëtuan kokën.

Mirëpo ne këtu do të mundohëmi që të hyjmi nën lëkuren e Homerit për pak kohë dhe ta zëmi se Homeri ka para syve këtë vazën përplotë me vërë ai merrë lapsin dhe fillon ti pershkruaj në një letër të gjitha këto skenat e këtij ilustrimi mbi vazë që i pamë më lartë:

Homeri ilustimin e ka para syve dhe rrotullon rreth e rrotull pastaj ia nis e mendon se si të zgjidhet athua kjo enigm, por, më së shumti i interesonte atij se si me shpetua Helenen nga ky labirint pastaj dhe veten se perndryshe do ti shkonte koka ?

Titulin ia vuri kështu: =Jeta e Helenes së Trojës=

Skéna Numer°1/Truia/ Pallati Mikenës/Brënda./Ditë:

"Ishte perhapur shpallja në katër anët e Peloponezit se, ka dalur një bukuroshe dhe se kush don me ia parë vetëm gishtin e dorës hymja kushton 100 flori !

Përë të parë tërë trupin e saj s'kishte askush pasuni aqë të madhe..."
Nga të katër anët të katër anët e u quen populli t'ia shofin vetëm gishtin e dorës asaj bukuroshës.
Në këtë imazh shohim se, për të hyrë në Labirintin e Mikenës për të parë dy hyrije té hjeshme dhe pastaj duhej të hetonin se cila ishte më e bukura, kjo e Parisit apo ajo e Hektorit ?

Na duhet t'iu kthehemi edhe njiherë përrallzave tona ku edhe aty tek ajo Hyrija e dheut dhe djaloshi me helmeten magjike kuptojmi se edhe aty ndeshemi me një "truia" si kjo në Truia e Mikenës ku bëhëshin "tru"-bullirat" dhe hyrja deri tek dera e bukuroshës kushtonte shtrenjtë, kishte njerëz të cilët lenin pasurin e trasheguar nga i ati aty para dritares së kësaj bukuroshes vetem e vetem për t'ia parë asaj gishtin e dorës, kështu e pësuan edhe dy vëllezërit e tij të cilet shkuan atje në qytet e dhan aty secili nga 100 flori vetëm për t'ia parë gishtin bukuroshes dhe kthehen pastaj me duar në xhepa.

Këtu do e vijojmi hetimin rreth këtij ilustrimi me disa skena të shkurta në lidhje me ngjajshmerin që i cimentojnë këto dy rasteve ku në mes përrallazave tona dhe skenes mbi vazën etruske ne paraftyrojmi gati se të njëjten ngjarje por që i ka hikur memorjes sonë, nuk dijmi se ku dhe kur ka ndodhur kjo mirëpo lidhen mes veti sikur të na ishin të epokës heroike ku edhe tek legjendat tona si tek Hektori i cili ndihmon vellaun e tij Parisin që ta nxjerri nga labirinti të bukuren Helena, njashtu kemi edhe tek ne në eposin e kreshnikve ku Muji gjithnjë mbeshtet vellaun e tij Halilin edhe se ngajihere ai eshte ne vijen jo të drejte.

Pra, lidhshmeria e eposeve tona me epiken homerike thuaja se perputhen në te gjitha pikat, por që iu mungojnë te gjthve; vendi e burimi se nga pollen këto epose ?-

"Kur i erdhi radha më të voglit plaku e pyeti edhe ate se a po i don 100 dukatë të korrupcionit apo një të fituar me njersë...
- Une po e dua një të fituar më ndjers,- i tha më i vogli.

Plaku ia zgjati vetëm një dukatë e i tha:
- Shiqo biro se ç'ka po të thëm: kur t'jeshë më s'ngushti , shko tek aj dollapi pas derës së oborrit dhe do gjëjsh aty diqka.
Nuke vonoj shumë e plaku ju vdiç e vorrosën.
Ditë pas ditësh u përhap lajmi se në një qytet aty afër kishte arritur një bukuroshe e rrallë, "Vetëm Zoti kishte ditur ta fali ashtu..."

Para 3300 vitësh ishte përhapur lajmi nga të katër anët se, në Truia në pallatin e Mikenes (Peloponeze) është zbuluar një Hyrije(bukuroshe) pra një femër aqë e bukur sa që nuk ka lindur asnjihere mbi tokë deri atë ditë mirëpo por për ta parë këtë Hyrijen duhej bërë pagesen aty tek labirinti një vlerë e madhe prej floriri ku të interesuarit vershonin nga te gjitha anët, njashtu si në përrallzat tona shqiptare të Drenicës permbledhur nga i ndrituri Anton Cetta !

Për ta vizituar këtë Helenen e bukur dhe Hyrijen që të dyja ishin të mbyllura ku sipas ilustrimeve te Tragiatella e shohim se pagesa bëhëj tek falltorja e këtij tempullit me emrin Truia" dhe e shohim Parisin si princ që ishte, aty bën negociata me falltoren, ai ka në dorë dy vé ose ndonjë guri të çmuar?

Kurse Hektori (në fund të rreshtit i cili mban nji krryle si të Mojsiut, e pamë aty më parë se ai kishte shitur cjapin (e shohim në imazhin tjetër prapa kësaj vazës) për të blerë këta 7 skllëvër (me mburoje derri) për të bërë pagesen ?

Pastaj poshtë, nën imazhin e sipërm në të djathtë falltorja i drejton tek dhoma e pritjes që është nën labirint dhe kur hyjnë këta dy trima, falltorja ua ckton shtratin secilit ku pastaj, duhej që këta të zgjidhnin se, cila ishte më e bukur nga këto dy bukuroshet. ?

"Që të dy trimat shtrihen aty në një dhom në dy shtratër paralele njëra ndaj tjetrës, në shtratin e majtë e shohim Parisin (mban në kokë plisin kurse Hektori është në shtratin djathtas por nuk mban plis.

Mirpo ti lëmi tani skenat e xhelozis mes dy grave si ato zënkat mes dy rosavë atje tek kneta, ta lirojmi njëherë Helenen pasi që çelsin e kemi në dorë:

Derisa Helena ishte me Parisin në shtrat perball tyre Hektori flinte me Sirenen por kjo bishtin e saj të peshkut e fshihte pas shpine mirepo, papritmas "truri" i punon Helenes aty dhe thotë vet me veti; "tani e kam rastin që të lirohëm nga ky labirint, dhe çka bën ajo ?

Hektori mirrej me Sirenen e cila vijonte te mos ia ndante sytë Helenes nga xhelozia se ndoshta kjo kishte patur fatin e mirë ti takoje Parisi ?

Mirëpo Helena e kishte mendjen diku tjeter, asaj iu kujtohëshin dy rosa aty që i shifte nga dritarja e labirintit kur ato grindëshin mes tyre për shkakë se, njëra prej tyre e shtrinte këmbën dhe tjetra fillonte ta emitonte dhe këtu fillonin zënkat mes tyre, pra, Helenes i erdhi kjo ide:
"do ta nxjerri këmbën perjashta që të ma shohi Sirena dhe kjo nga xhelozia ka për te bërë njisoj si unë, me padashje edhe ajo do ta nxjerri bishtin e peshkut të fshehur nën rrobën e saj dhe do ta diktoje Hektori kështu që do zbulohet ky mashtrim dhe nga kjo tradheti Hektori do ta mbyste Sirenen dhe unë do dalë së bashku me ta nga labirinti"

Llogaria e Helenes ishte kjo njashtu edhe vepron:

Helena e nxjerrë njërën këmbë jashtë shtratit të saj kur menjëherë në të njëjten kohë edhe Sirena që ishte perballë Helenes, si ato rosat, nga xhelozia nuk ia ndante sytë Helenës, e kopjonte me secilin gjestë kështuqë këtë herë ajo harron ta mbaje sekretin dhe vepron njashtu si Helena duke e nxjerrë edhe kjo si Helena këmbën e bukur kjo habitet dhe ia tregon bishtin Hektorit dhe posa e shtriu këmbën Helena njesoj si ato rosat kur fillojnë zënkat, harron Sirena ta permbaje veten edhe kjo e ngrit bishtin lartë siç e kishte ngritur Helena këmbën por fatëkeqësishtë Hektori e heton se kjo nuk paska këmbë por një bishtë peshku dhe me dorën e tij të majtë( e shofim aty në ilustrim se si ia terhjek rroben nga gjoksi dhe papritmas trupi i Sirenes zbulohet me formën e një gjysmë femre e gjysëmen tjetër peshkë) Hektori mbetet i tronditur e humb kontrollin dhe e kap Sirenen për fyti dhe e mbytë aty për aty në shtrat të saj !

Shiheni njiherë se çfarë bën zgjuarsija e një truri të një femrës më të bukures në Botë ?

Ne do të shtronim patjetër këtu edhe pyetjen: athua se, si i shkoi mendja Helenes se ky momenti kishte ardhur që sot të lirohej nga ky kafazi i roberisë dhe se kush ia diktoj Helenes se ajo duhej nxjerrur këmbën jashtë shtratit që t'ia shihte Sirena ?

Askushi mendoj por, vetem se zgjuarsija natyrore e trurit të njëriut që quhet "vrima" bira, truni, "truia" kjo vrim e sundon universin e kësaj botës sonë, pa tru ne nuk do shihnim."

"Si duhej t'ia bënin Parisi e Hektori këta dy kalorës të huaj që ta nxjerrnin tani Helenen e bukur nga Truia dhe pa e diktuar askushi ?

Në atë moment dy rosa që ishin aty në banjon e labirintit ato zihën mes veti dhe falltorja shkon qe ti ndaje rosat dhe shpejtë Hektori e Parisi ia mbulojnë kokën e Helenes me bishtin e Sirenes dhe tani Helena e merrë një pamje krejtë tjetër sepse kjo do të ringjallet në një rosë të shenjtë që ishte simbol i regjenerimit i mekanasëve i cili adhurohej si shpend fetish të cilin e mbanin në vende kulti e pallate në tërë mbreterin e Mikenes.

Kështu që Helena ia kishte arrijtur qëllimit të saj me sukses të cilin e priste prej vitësh këtë ditë dhe tani i erdhi rasti që të ikte nga Truia së bashku me dy kalorës të panjohur .

Helena nuk guxonte të dilte jashtë nga labirinti me bukurin e saj që kishe sepse do ishte rrezikë për të se të gjithë do ta kishin njohur dhe me siguri që do ta ndalonin dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar gjallë pa u kapur ishte kjo që:

Helena duhej që të mbulohej nën bishtin e Sirenës, ishte e vetmja kjo zgjidhje sepse, bishti i peshkut i ngjante shumë rosës së shenjtë dhe vetëm nën këtë formen e rosës ajo do t'ia arrinte që të shpetonte dhe të dilte nga labirinti pa u diktua nga roja e mbretit tek dera e hyrjes së dy luajve, pra edhe këtë herë duke e emituar pamjen e rosës fabrikon me ndihmen e Parisit e Hektorit një kësule me pamje rose dhe ia vëjnë Helenes mbi kokë, (ia arrijnë të dalin që të tre nga labirinti ku aty poshtë në të majtë i shohim në ilustrim) Helena është e fshehur nën imazhin rosës ku ajo rri e paluat si një nuse dhe duket se emiton rosën fetishe ku i duken këmbët por nuk ulet sepse ajo ruan nën të vezën e saj magjike që mos ta theje dhe rri njashtu pezull pas shpinës së Parisit i cili si princ është i pari dhe nuk mban armë dhe menjëherë pas tij vjen një kalorës tjetër që e njohim Hektorin si mbrojtës i tyre dhe është i armatosur. Ai mbanë shtiza dhe mburojet që të dy kalorësit i kanë poashtu me simbolin e rosës së shenjtë. Hektori ka qëndrim të guximshëm por rri i qetë me pamje të një engjulli shpëtimtar me plotë merita ai me krenari mbanë kokën lartë, ka virtytet e larta të një njeriut të patrembur dhe në shpirtë drejtësin, e shohim se prapa tyre mbetet Truia, aty ku sundonte tmerri e frika, terri e ferri dhe që të tre ia kthejnë shpinen kësaj spiralie për të kaluar në botën e perjetshme ku iu ishte caktuar e ardhmëja e tyre nga hyjnia.

Që të tre dalin nga Truia pa u diktua dhe më tej  iu hipin kuajve duke patur kujdes që të mos diktoheshin derisa largohën mirë nga Mikena pastaj kalojnë edhe muret mbrojtese të Pylos dhe humbin pa lën gjurmë në pyellin e dendur !

Parisi e Hektori ia arrijten që t'ua ikin Helenen e bukur Mikenasëve e cila ishte edhe kjo një Hyrije e hijeshme si në ato përrallat tona permbledhur nga Anton Cetta ku ndoshta edhe kjo Hyrija jonë ishte si kjo bukuroshja rrëfyër nga Homeri që ishte e mbyllur në pallatin e Mikenës ?

Pas pak kohe, u shpall lajmi në katër anët e mbretnisë, njashtu siç ishte shpallur lajmi para dhjet vitësh kur na ishte zbuluar kjo bukuroshe, se, dy prijsa te huaj ia kishin rrëmbyër mbretit të Mikenës Hanuvati Hyrien e dheut ?

Gjithësesi duhej të gjetur se kush ishin këta dy kalorës të panjohur që ia kishin arritur para hundës së tyre t'ua nxjerrin nga Truia Helenen e bukur:

Hetimet kishin filluar dhe nuk vonoi shumë e lufta plasi, shtërngohuni ô burra se do shkojmi atje largë, në luftë kundër atij prijsi të huaj largë dhe prapë do t'ua sjellim Helenën e bukur në Truia !

Pse ishte Hektori i vetmi ai i cili e hetoi në shpirtë bukurin e Helene dhe mori detyren që ta nxirrte nga Truia?

A nuk ishte Hektori një njeri i butë, shpirtë mirë, i urtë, i kujdesëshëm ndaj gruas së tij Andromakes dhe një prind i mirë për djalin Astinjaksin ?

Pse athua u ndëshkua Hektori më këtë veprim aty kur hyjnit e drejtuan tek Sirena, a nuk ishte shënjë ky se, nuk duhej të tradhtonte të dashuren e tij shpirtë mirë siç ishte e dashura e tij Andromakia, një grua që kishte të gjitha meritat, pse të shkonte tek një tjetër ?

E gjithë profesija e eposit Homerik sillet rrethë besnikërisë vlerave njerëzore dashurisë për të afërmit e tyre përmes metaforave që fshehin dy veprat e tija Iliada dhe Odiseja dhe sollem provat që i shohim këtu përmes këtij ilustrimit si tek një film holivudian gjiruar nga Oliver Stone para 2700 vitësh mbi këtë vazë.

Enigmen e labirintit Truia neve na e spjegon më së miri ky vizatim i thjeshtë i cili na ngacmon aty ku duhet mendjen e njeriut: të menduarit !

Përmes kësaj Enigme të fshehur me emrin "Truia" si duket na fshihet vetem se mendja e njeriut dhe se aty brenda kësaj vaze si të një kafke është i ruajtur ky çelsi i kodit të nderit: arsyetimi që ka emrin Truiâ, truri i njeriut !

Trûri i njeriut a nuk është edhe kjo një fjalë e cila spjegohët vetëm se me gjuhën popullore shqipe ?
A nuk janë =trût= e njeriut një sh-'trû'-fullog si ky labirinti me emrin Trûi-a?

A nuk do na dukej kjo si e habitshme ndoshta se, disa enigma të së kaluares sot zgjidhen vetëm se përmes etimologjisë e zberthimit të emrave të vendeve, fjalëve të shkruara aty këtu mbi ndonji vazë si këtu në këtë rast mbi këtë vazë etruske të zbuluar në Toskanë para 200 vitësh?

Me një formul magjike të gerrvishur mbi këtë vazë etruske ne mund të gjejmi edhe emrin e këtij labirinti të shkruar me gerrma në alfabetin etruskë; "TRUIA" ku sipas mendimit tonë, ky grafiti zberthen poashtu edhe vargjet Homerike që sipas emrit të këtij labirinti "truia" fshihet spiralia ose "shtrufullogu" të cilin ne mund ta zbërthenim më lehtë edhe emrin é-trui-(-r-)ia, é-prumia. A thua mos ndoshta këta dy prijsa të huaj që ua rrëmbyen atje Mikenasve atë bukuroshen e sollen këtu në Etruria "prume" nga gruaja e "priumia" ku edhe këtu pastaj në Apenine ishte hapur një labirint tjetër edhe më i madh se sa i Mikenës si një fole, çerdhe apo shtrufullog i ri që e quanin Truia-é-Ré, é-Truria apo truria e pruar nga ajo grua e zgjuara Helena e Mikenës me plotë tru ?

Pra, neve duke ndjekur etimologjin tonë dialektore hap pas hapi mund të arrijmi edhe deri tek ky labirinti i madh madh Mesdhetar që ishte truia e përbashkët e gjithë popujve i të gjitha gjuhëve të përbashkëta, i të gjitha qytetrimeve e kulturave të njëjta ku pastaj ku nga kjo "truia" e shperndarë arrihet edhe deri tek "gruia" fjalë kyqe në zberthimin e kësaj enigmes e që gjuha franke ende e ka rujtur në tru këtë etimologji ?

Teoria e një studiuesi tonë të famshëm edhe këtu funkcionon si duhet; "sa më largë të iket nga qëndra atje do gjejmi fjalë të së kaluarës, si e thotë edhe Virgjili, "kthim tëk nëna jonë e vjetër që ishte një shtrufullog apo një çerdhe që mbeti si një vrim e shpuar në tru nga qytetrimi i vjetër Egjeanë ?

Fjala "TRUIA" mund të zberthehët lehtë do mendonim sepse duket se simbolizon Trojën legjendare përmes rrënjës së emrit ="Trû-t" tona, vrimat në tru tona vrima që është edhe GRUIA apo =TRUIA, labir-inti="bira-la", por edhe gruaja jonë a nuk është edhe kjo plotë tru tru si ajo "grué" franke rosa këmbë zgjatura të cilen e pamë në këtë ilustrim ?

Kjo fjala "tru" i pergjigjet fjalës dialektore "s' -trû-fû-llogi" =(sh-tru-fullog i flokve)me formen e një foljes së zogjëve "truia" "trujâ" "vrima""trû-ia ku shtiréhét zogu enigmatik për të bërë vén e tij nga e cila ndoshta lindi kjo Sirena gjysmë grua e gjysmë peshkë ?

Enigmen e e labirintit Truia neve na e spjegon më së miri ky vizatim i thjeshtë i cili na ngacmon aty ku duhet mendjen e njeriut: të menduarit !

Përmes kësaj enigme të fshehur me emrin "Truia" si duket fshihet vetem se mendja e njeriut dhe se aty brenda kësaj vaze si të një kafke është i ruajtur ky çelsi i kodit të nderit: arsyetimi që ka emrin Truiâ, truri i njeriut ?

Trûri i njeriut a nuk është edhe kjo një fjalë e cila spjegohët vetëm se me gjuhën popullore shqipe ?

A nuk janë =trût= e njeriut një sh-'trû'-fullog si ky labirinti me emrin Trûi-a?

Kurrë ne nuk do t'ia arrinim ta gjenim çelsin e kësaj enigmes sikur mos ti kishim vën në arsyetim edhe ato qelizat e ruajtura diku që posedon kjo "Tru-iâ" e cila fshihet në kafken tonë si në një vazë dhe tani kjo mendja jonë neve na shetit dhe na çon tek gjuhësija, nga ilustrimet tek gjetja e enigmes, por pse na terhjek edhe tek gjuhësija, mos vallë edhe këtu fshihet diçka ?

Nga na erdhi kjo fjala me emrin "tru"-ia (vrima) é mémorjes, "tru", "truia, "turma" "tru-bullina" dhe na drejtojnë deri tek fjala "grua" deri tek emri i gues, "grué" fjalë e cila msheh simetrikishtë edhe emrin e Helenes përmes një kodit të fshehur me etapa, ku pas fjalës "grua" sepse, si vrejtem aty tek këmba e rosës tek Helena që e nxjerri nga shtrati për t'ia parë Sirena e cila do të xhelozonte, pra kjo këmba e shtrirë që në gjuhën frenke quhet: "pié+grua="këmbë+rose" apo "rosë+pié=Rospije ?

Në këte vazën Tragiatella nuk gjetem vetem se çelsin e enigmes së këtij ilustrimi por e gjetem edhe kodin e gjuhës shqipe, fjalën më të vjetër të shkruar mbi këtë vazë para 2600 vitësh, një dëshmi që nuk shihet vetem se me sy por ndjehët vetem me "tru", që pa patur tru ne nuk do kishim as sy !

Mirepo është interesante kjo se edhe në nji vaze tjetër të Mikenës jo si kjo etruske që është më vonshme, aty shofim nji tablo më të pasur tek veshjet e këtyre këmbësorve, edhe këta janë të rreshtuar si tek tabloja etruske të vazës së Cerveterit por janë me veshje madheshtore, jo si barbarë, mbajnë në duar shtiza dhe helmeta me tufa mbi brinjë të ndonji bishe, janë të veshur me fustanela palë-palë, mbajnë shputa dhe çorape të gjata deri nën gjunjë hjéshuar me tufë për mrekulli, të qon mallin se aty shfaqen labërit tanë..!

Pse ky ndryshim në mes dy ilustrimeve ?

Mirepo vjen edhe pikpetja tjetër tani edhe më e madhja;

Si ka mundësi kjo që, këto ilustrime mbi këtë vazën e Cerveterit në Etruri perputhen me këto imazhet e zbuluara më vonë në Mikenë ku në dy enët shofim kembësor të veshur dhe që mbanin helmeta e mburoje sikur të shkonin në luftë, por, në realitet ata prisnin në rreshtë për të hyrë tek kjo "Truia" "vrima" apo foleja e dashurisë që ruhej mirë në pallatin e mbretit në Mikenës në vendin e quajtur TRUIA ?

Pse mbetët ende kjo Troja në trut tona ?

Truia a ishte la-bira-nti, s-pira-lia "vrima" "bira" në pallatin e Mikenës ?
Mirëpo si e shohim këtu në ilustrim të kësaj vaze, kjo "troja" na qënka dalur vetem se nga mendja e poetëve ?

Kjo do thotë se emri Truia është kjo vrima e trurit dhe zgjuarsia tëk kjo "truia" gruaja e jo tek Troja e cila kurrë nuk paska ekzistuar ?

======================================
për Rilindjen ilire shqiptare, Dardan Leka 2015
======================================
Këtu rreth të njajtit suzhe ne do perpiqemi që të ju'a shfaqim tregimet popullore te Drenicës të mbledhura nga Anton Qetta, ku ndoshta do ta shihni sadopak ngjajshmërin mes rrëfenjave tona të moçme dhe atyre ilustrimeve egjeane;

=Hyrija e dheut dhe djaloshi me helmeten magjike=

Kishin qenë njëherë katër vllëzër. Prindërit i kishin pasur ende gjallë! Babai i tyre kishte kursye pakë ari tërë jetën përë djemt, qe tiu lere trashigim pakë pasuri.

Një ditë plaku vendosi që tua ndaj djemve pasurin sa ishte gjallë...
E thirri më te madhin dhe i tha:
- Biro , une po vdes, jam plakur! Fol, a i do njëqind dukat të korrupcionit apo një të fituar më njersë?
- Po i due qato njëqindë të korruptueme, - ia kthen i biri.
Plaku ja dha njiqind dukatë të fituar nga korrupcioni.
E thirri pastaj djalin e dytë e i tha edhe atij: a po i don qeto njëqind dukat të korupcionit apo një dukat të fituar më ndjersë, biro?
- Po i dua njëqind dukat të korrupcionit, i tha edhe i dyti...
Ja dha edhe atij njëqind lira të korrrupcionit.
- Kur i erdhi radha më të voglit plaku e pyeti edhe ate se a po i don 100 dukatë të korrupcionit apo një të fituar me njersë...
- Une po e dua një të fituar më ndjers,- i tha më i vogli.
Plaku ia zgjati vetëm një dukatë e i tha:
- Shiqo biro se ç'ka po të thëm: kur t'jeshë më s'ngushti , shko tek aj dollapi pas derës së oborrit dhe do gjëjsh aty diqka.
Nuke vonoj shumë e plaku ju vdiç e vorrosën.
Ditë pas ditësh u përhap lajmi se në një qytet aty afër kishte arritur një bukuroshe e rrallë!
Vetëm Zoti kishte ditur ta fali ashtu...

Kishte dal shpallja se kush don me ia parë vetëm gishtin e dores hymja kushton 100dukat!
Përë të parë tërë trupin e saj s'kishte kush pasuni të madhe...

Nga të katër anët u quen populli t'ia shofin vetëm gishtin e dorës asaj bukuroshës.

te njejtat imazhe si në sknat e Mikenes..te njejtat imazhe si në sknat e Mikenes..

Edhe ata dy vllëzrit që i kishin marrur trashëgim nga i ati nga njëqind dukatë, shkuan e i dhan vetëm që t'ia shofin gishtin e dorës asaj bukuroshes.
E kryen këte deshirë dhe u kthyen në shtëpi. Ndërsa vllau i tyre i vogli pra, vervitej në oborr të shtëpis, i merzitur shumë se aj s'kishte mundësi kurrë, vetëm më një monedh ari s'lejonin të futesh as në qytetë.
"Hajt -thot me veti - t'ia hedhi një sy, mbas qasaj dere në dollapë -si i kishte thën plaku.
Kur shkoi, e gjeti aty n'at dollapë një helmetë(kaskë) të vjetër. E vuri mbi kokë e shkoj...
Shkon e i thotë nënës:
- Nënë, kam uri, ma jepë pakë bukë!
- Mirë more biri nënës, po unë s'po të shof fare, ku je mshefur ti?
- Qe nën ku jam para teje, mos je qorrua?
- S'po të shof biro, ku je?
Kur e hoqi helmeten, qeshi e ëma.
Keshtu që djali e kuptoj që më këtë helmetë njeriu s'dukej fare!- e kërceu nga gëzimi e tha : - Sa jam i lumtur n'kete ditë! Ngrëni pakë ushqimë në shtëpi dhe shkoj drejt e në qytet, si vllëzërit e tijë.

Para hyrjes së dhomës se bukuroshës ishte tollovi e madhe! Ky djaloshi kishte vue helmeten dhe ngjitet perpjet shkallve duke i shtyer njerzit me gjoks e me brryla dhe u fut mbrenda, në dhomën e saj derisa ajo nga dritarja ua tregonte shikuesve vetëm gishtin e dorës... Kur mbaroj koha përë publikun, njerzit filluan të shpërndahën dhe bukuroshja u largua nga dritarja dhe u ulë të pushojë në karikë.
Përë një çastë, pa e vrejtur bukuroshja, djaloshi e hoçi helmetën nga koka ...
Kur e pa bukuroshja e dheut u habitë!
- Po ti ka hyre?
- Hyra për dere...
- N'këtë dhom s'ka mundur te hyje ende as pasanikët më të mëdhenjë, as tregtarë se s'kan pasur para të mjaftueshme, po ti?
- Une kam shumë dukat!
- Ku e ke?
- Qe, e kam këte helmetë!- dhe e qiti n'krye e s'po doket më! Pastaj e hoçi prap dhe po dukej.
- Ma jep njëhere ta shofë?
-Jo, vetëm nese ma jep besën që do martohesh më mua.
Bukuroshja u kujtua një qast dhe ia ktheu djaloshit:
- Besa të qoftë!- i tha bukuroshja dhe ky ia dha helmeten.
Ajo e mori helmeten dhe e vuri n'krye helmeten. Djaloshi tani se shifte fare se ku gjindej bukuroshja. Kur e ndegjoj pasë pake kohe zëri n e saj:
- Roje! Kapne këtë njeri që është futur në dhomen time pa leje!
Kur hyni roja e panë, e rrafën pak dhe e hudhen përjashta. Keshtu e hupi djaloshi helmeten dhe u kthye në shtëpi i brengosur shumë më kokë t'ulur...
Ishte merzitur shumë por s'kishte q'të bënte tjetër...

I ra ndërmendë se në dollapë kishte pasur edhe diçka tjetër. Shkoj e gjeti në dollapë një vazë të mbyllur më dyllë! Kur e hapi nga vaza dilnin plot monedha dukati!!!

Prap e mbylli. Sa herë e çelte vazën u bënte grumbulli më dukat para këmbëve të tijë!
"- Sa i lumtur që jam sotë! Pa e provue edhe njëhere me hy tek bukuroshja se la!"
Grumbulloj monedha ari sa mujti ti barti dhe shkoj drejt në qytet tek bukuroshja...
- Sa para kushton përë të parë hyrin në dhomen esajë?- i pyti rojen.
- Hajt, more djalë, se ska pasanikë as tregtar ne keto anë qe mund të paguaj një sasi ari perë të hyr deri tek ajo!
- Sa dukat kushton, - nguli këmbë djaloshi.
Mbasi ashtu po don ta shofish duhet të paguash kaqë dukatë dhe djaloshi ua jep sa i kan kerkuar dhe hyn në dhom të bukuroshes per s'dyti herë.
Mirëpo bukuroshja po e njef mënjëherë! I thot:
- Si qyne ti prapë ketu?
- Une kam mjaftë dukatë, të mbuloj si duash!
- Ku e ke dukatin?
- E kam një gjësendë me veti që më furnizon me dukat sipas nevojes. Po desha e mbushi ketë dhomë plotë dukatë!
- Dua me pa me syt e mi, se s'po të besoj!
- Djaloshi e nxori nga gjoksi vazën dhe ia çeli grykën, e mënjëherë u ba tuba më dukat.

Kur e pa vajza e bukur dhomen e mbushur më dukatë i tha:
- Mbylle se po martohëm mënjëhere me ty!
- Kurrsesi - ia kthen djaloshi.

Mirëpo dalëngadalë duke folur, vajza e merrë më të mirë djaloshin dhe e bind më në fun e ky ia jep vazenë magjike.
Kur ja mori vazën ajo shkoj tek dollapi dhe e vuri helmeten në kokë, e djaloshi më se shifte. Ajo lëshoj një klithje dhe mënjëherë erdhi roja e rrafën prapë dhe e hudhen përjashta.
Iku djali e u kthye prap në shtëpi ashtu i merzitur shumë veç sa se lan mendët.
Vëndosi që përë herë të fundit të shofi se mos ka diçka në dollap.

Dy herë i shkoj mundi kot.
Kur shkon e hap dollapin dhe mbrënda e gjën një shpatë të shkurtë. E kapi dhe e nxori shpatën më shpejtësi...
Mbrenda nga melli i shpatës doli një zë.
Nga frika njëher e mbylli por e nxori prapë shpatën dhe u ndegjua i njëjti zë...
- Fol, ç'ka deshiron, ç'ka deshiron?

- Po dua të më lshoni në dhomen e bukuroshës, n'kët qastë në këtë qytet!
Pa pritmas një fuqi e padukshme e lëshoj djaloshin në mes të dhomês së bukuroshës.
Kur e pa prapë djaloshin në dhomë i tha:
- Po si hyne prap ti ketu?
- Për Zotin, me s'të tregoj kurrë - ia kthei djaloshi.
- Tregom se nesër do martohëmi, besen po ta japi!
Më në fund djaloshi bindet dhe ia tregon shpaten.
Ai e nxjerri shpaten nga melli dhe u degjua një zë.Bukuroshja u largua nga frika.
Ky e mbylli prapë shpaten dhe i tha asaj: e shef, une bëj çka dua më këtë shpatë.

- Ma jep njëhere ta shofi i tha vajaza se neser ti do jesh i imi- dhe keshtu ajo prapë ja morri mendët djaloshit.
Ia dha shpaten bukuroshes. Kur e mori, ajo e çeli dhe u ndegjue zëri:
"...fol, ç'kerkoni nga une" ......

Bukuroshja pergjigjet: dua që të kapni këtë njeri dhe lshone diku ne një ishull të largët që mos ta shofi kurrë me sy!
Një fuqi e madhe e padukshëme e mbështjelli djaloshin dhe e lshoj në mes të një ishulli, largë tokës.
Kur i fshini syet djali pa se ishte mjedis deti në një ishull të vetmuar. Nga merzia veq q'ka se lan mendët e kresë. Dikur u untue fortë, s'kishte ngrën ca ditë. Duke shetitur bregut të detit i shef se aty kishte fiqa. Ia nis e po ha fiqa derisa u ngie. Kur pushoj pakë vrejti se po i dalin brinat nga koka! Lëshoj klithje të tmerrëshme por s'kishte njeri aty fare qe ti dali në ndihmë.
- I mjeri une se ç'më gjeti, tani u bëra edhe me brina...si t'ia bëj hallit? Si të kthehëm në shtëpi keshtu? Tërë bota do qeshi më më mua!

Duke ecur kështu, arriti në skajin tjetër të ishullit dhe mengjesi e zgjoj aty djaloshin duke u rrezitur.
U untue prapë. S'kishte tjetër të ngreje aty pos fiqa. I'a nisi dhe po ngrën prapë fiqa.
Kur vrejti pas ni kohe se po i bien brinat. U gëzue shumë pa masë që u shkarkue nga një dertë i madh. E mbushi një gjep plotë fiqa (që i bin brinat ) pastaj kthehet edhe në jug e mbushi një gjep me (fiqa që dalin brinat) U afrua buz detit duke thirrur ndihmë.
Dikur kah mbramja peshkatarët e hetojn dhe e qesin në tokë në tjetren anë.

Keshtu i lodhur e plotë mllëf hecte ashtu pa da, tërë ditën, derisa mbërrin më në fund në qytetin e bukuroshës.
Aty në at qytet fiqat ishin tepër të rrallë. Mori djaloshi një shportë të vogël dhe shkon kah dera e bukuroshes e po thrret: qe ketu fiqa të ëmbël si mjalti, fiqa të ëmbël!
Bukuroshja i thote sherbtorës sëvetë: shko merrmi nja gjashtë fiqa, dhe ajo shpejt zbret shkallëve dhe e ja sjelli fiqat vajzës së bukur.

Më vonë pas do ditesh, kishte dal lajmi se bukuroshja po kerkonte doktorr përë tu sheruar nga një smundje e pasherueshme. Thonin se ajo dergjej në shtrat dhe askushi se dinte qe asaj i kishin dalur brinat. Keshtu qe më shpres se doktoret do t'ia heqin brinat ajo kishte shpenzuar tërë pasurin qe e kishte fitua, nga populli i mjerë.
Djaloshi kishte mësuar që më si kishte ngelur bukuroshës as një dukat çohet e kalon prap para deres së bukuroshes duke thirrur: shërojmë ç'do smundje, sherojmë ç'do smundje!

Bukuroshja i thotë sherbëtores së vetë: shpejt me ma sjell qat doktorr ketu.
Pas pakë hyn djaloshi i veshun si doktorr në dhomë të bukuroshes dhe e pa ashtu si më keqë, se fiqat kishin kryer punën si e priste. Ajo se njihte fare djaloshin kishte hallin tek brinat që i rëndonin kokën dhe i thot:
- Doktor, a mundesh të mi hjekish brinat? - e pyeti vajza.
- Po, por duhet të pres ketu në dhomën tënde pa dal fare, së paku tridhjet ditë, se duhet me lyer brinar disa here në ditë. Ajo pranon dhe keshtu djali merr guxim e i thot:
- Vetëm me një kushtë, pra. Nese më pranon perë burrin tuaj!

Mbasi ajo kishte tepër nevoj i thot:
- Po ta dha besen se si të më bien brinat në tokë ne kemi me u martua, keshtu e lidhen kushtin.
- Bukuroshe, a po më njef se kush jam une?- ia bëri djali.
-Jo!- ia ktheu ajo.
- Po met thën se une jam qaj djali qe ti ma ke marrur helmeten, ma ke marrur vazen dhe shpaten magjike ç'ka thue ti?
- Pa të marr per burrë se la, i thot vajza.
Mbasi kishin jetuar një muaj së bashku të mbyllur në njëdhomë, bukuroshja u mësua dhe më s'donte ta largonte djalin nga veti. Kur e pa djali se ajo tani ishte dashuruar në të ia dha fiqat që i hjekin brinat.

Posa i ngreni fiqat, bukuroshja e shkundi kokën dhe brinat i ran në tokë!
Të nesërmen dy të rinjët u martuan dhe kaluan një jetë të lumtur së bashku sa ishin gjallë.
=================================


=================================








No comments: