Në hambarin e gjuhës së Perendisë pellazge...
=Intervista me Perendin, krijuesin e gjuhës pellazge=
UNE ISHA GUZ-USI, AI QE UA PERMBYSA TAVOLINAT MASHTRUESVE TE POSHTER SEPSE PATA GUZ/ZUZ !
UNE ISA GUZUCI QE E GEZOI TERE NJERZIMIN !
-ô E lumja Perendi, vetëm se ti e di, si e krijove gjuhëntonë, a mundesh të më tregojsh,
vetëm mua, qe besen se, askujt tjetër nuk do ti tregoj, a e ke shkrua ti vetë gjuhën tonë të bukur dhe si e shkrove, te lutem, a me trego ?- epyeti Apotri.
-Po, unë e kam shkrue vetë, medorën time !-iu pergjigj Perendia.
-Më trego si e ke krijua këtë vepër kaqë të bukur që askush tjetër në botë nuk e ka ?
Po, po të tregoj vetëm ty, pasi m'u lute, me kusht pra që mos me i tregue askujt; dhe nese je edheti vetë i biri dreqit !
-Pse, ç'ka punë këtu dreçi në gjuhën e Perendisë ?- ia ktheu i habitur Apotri.
-Unë pa ndihmene dreqit kurrë nuk kisha mujt me marue këtë gjuhë, për atë edhe askush nuk mund t'i bien'fije...as biri dreqit...!
-A ma trego sekretinpra, ô e Madhja Perendi; si e krijove gjuhën tonë, te lutna më trgo se plasa ?
-Héhéeeee ! Mos se,ke me u pendue edhe ti ô Apoter hé ibiri dreqit, më mirë do ishte për ty qe mos ta dinit të verteten...
-Jo, kurrësesi nuk ban pa m'tregue, si tregojaskujt tjetër.. qe besen !
-Ani mirë pra, përçdo ditë do ta tregoj ni fjalë t'msheftë; e sheh aty hamarin e gjuhës së Perendisë, i mbushurpërplotë me arra ? Merre nja e theje !
Mori e theu arren Apotri por mbeti i habitur, kur i pa mbi thelbin e arres disa shkronja ai mbeti pa fjalë !
-Pse, habitesh ? -e pyeti Perendia; me trego, çka po shkruan aty mbi thelbin e arres?
Nisja e Lexo !
-Po shkruan; "mbësh" dhe në gjysmen tjetër të thelbit po shkrun; "tjello" nuk po i kuptoj ô Perendi; nuk i kam dëgjuar asnjëherë këto dy fjalë.
N'çfarë gjuhe janë të shkruara ?
Perendia i'a hodhi një laps para këmbëve Apotrit.
-Merre këtë laps, se më këtë e kam shkrua gjuhën e Perendisë të tërën.Tani, këto dy fjalët që i gjete në thelbin e arrës, bashkoji edhe ato dyja, aty mbi rrasë guri !
Apotri mori lapsin dhe i shkroi fjalët siç ishin të shkruara në thelbin e arrës; "mbësh" + "tjello" në një fjalë të vetme mbi rrasë guri siç e urdhnoi Perendia !
-Tani lexoje fjalën të tërën që shkrove !
-Më doli fjala, "mbështjello" por, si duket qënkan të një thelbi si fjalët; "shtjello" "pshtjello""ç'pshtjello" "mbshtjello" "mbështjelluar"... e tjera.
Nga e kanë prejardhjen ?
-Hyp mbi supet e miadhe mbaju me sa ke fuqi !
-E ku po m'çon tash ?
-Me shetit botën fluturimthi.
Apotri i gjuhëve hypi mbi supet e Perendisë, u kap pas flokëve të tij të gjata e të thime dhe u nisen, lëshuan tokën fluturim dhe mësyen qiellin dhe Perendia u ndal pas pak kohe tek një pallat maje të një kodre.
-Ku jemi tash ? - e pyeti Apotri.
-Jemi n'Miken te pallati i mbretit Wanaka, këtu i kam pas pru Skitët e bardh e të urtë "Gjimiri" (nga gjini i mire i nanes) prej së largu qysh para 4000 vitësh me bâ tregti.Atyre u'a mësova shkrimin e parë atje në tundra dhe kur erdhen këtu filluan të shkruajnë edhe mbi tableta t'argjiles, i sheh aty grumull, kape një a prej tyre !
Apotri e kapi nia, dhe e shikoj mirë; mbi të ai pa disa shenja vizatimore me figurina të vogla te gerrvishuna mbi argjilen e pjekur të shkruara me këto gerrma para 4000 vitësh .
-A e di se ç'ka janë këto simbole ? - e pyeti Perendia.
-Më duket se, janë shkrime pellazge, babin tim plak e kam parë ni ditë duke lexuar ni libër me këto shkrime, "Pellazget flisnin gjuhën e Perndisë" nga ni Albanolog i madhi i Sorbonës !
Babi më ka thënë, i bindur tek ky autori i shquar se, këto shkrime janë të Pellazgve, t'parve tanë, e jo të Skitëve siç thua ti ô Perendi, pra, t'lutem, mos mi permend këta skitët se i kam iri...as emrin s'dua d'tua nij se po tingllon shumë keq ky emri i tyre, veshët po m'dhämin, pra lëri ata, nuk dua të di për skitët asgjë !
- I don ti apo jo këta kanë ekzistua dhe ishin populli më i privilegjuar prej tërë popujve të botës-ia ktheu Perendia !
-Ti ô Apotër erdhe e më pyete e unë tani të pergjigjem,më duket se te pata thënë më parë; do pendohësh !
Sa për atë libër që lexon Babi yt i shkreti, ai kujton se ashtu ishte sipas atij Doktorrit të Sorbones me Titull të madh, por, më vjenë keqë pak për atë se; popull me emrin "pellazgë" nuk ka ekzistua as ni populli n'botë! Skitët që erdhen këtu e që ishin të bardhe i dhan epitetin veti "bellashkë" që e ngatrruan pastaj të tjerët këtë epitet nga poetët dhe i quajten si "pellashk"qe do me thânë "raca e bardh" të cilët kishin ardhur këtu prej rrethit të Kaspikut e Turkmenistanit, aty ishte djepi i tyre dikur moti... mos t'humbim kohë !
Pra, Nisja !... lexoje tableten që e ke n'dorë !
-Nuk di të lexoj unë as skitishte as pellashke- tha Apotri.
-Nisja, të ndihmoj unë, ti je Apotri im...Lexo ! -e urdhroi Perendia.
Apotri nisi të mendohëj;
-Kjo figurina si pentagram që shoh aty ni "dele" TE- e tek kjo e dyta tregon se fjala është për leshin e deleve me -LA- dhe në rrokjen tjetër që nuk arrij ta kuptoj, ç'ka do me thënë kjo fjalë "Tele"..por, më duket se ky simboli i parë tregon shkrimin linear; unë shoh një dele që i pergjigjet si duket kësaj fjalës apo jo ?
=TELA + KU= Mos ndoshta shtofpër veshje, "Tjela-ku" e njejtë si "Pshtjellaku" ose "Pshtjelleku" qytetare, që sot i themi; "Jelek," që po lidhet me fjalën mbështjellje, ose veshje trupi "tjélaku" "jéleku" ?... apo mos ndoshta fjala është për ngjyrat e shtofit apo të deleve, sepse, "delaku" e "telaku"mund të ishte fjala për dashin,"dalakun" që në tjera gjuhë i quajnë edhe "odella""odele" veshje trupi prej deleve ? -tha Apotri.
=TELA + ZO=Mos ndoshtashtof për zonja ? dele apo shtof i zi apo i zonjave,-përgjigjet Apotri.
=TELA + SE=Mos ndoshta shtof për setra, ku ta di unë...?
- Për fjalen"tela" ia ke qëllua, "shtof për veshje trupi" prej kimeve t'leshit të deleve por tjerave rrokje "KU ZO SE" i'u ke shtuar fantezi. E harrove se ç'farë shkruante aty në arren e thyër nga hambari i gjuhës së shpellarve ?
Apotrit i ra ndër mend, atëherë ai i nxorri dy copëzat e thelbit t'arrës prej xhepi e nisi ti lexoje edhe një herë.
-A vrejte diçka ? -e pyeti Perendia.
-Po, vrejta diçka të ngjajshme mes rrokjeve mbi thelbin e arrës tek kjo fjala "mbësh" që nuk perputhet me asgjë si duket, por tek "Tjello"dhe ky shkrimi këtu mbi argjil më duket njësoj se kanë dalur prej një thelbi të arrës, por, nuk e di se ç'farë do thotë kjo fjalë ?
-Për të ekonomizuar vendin mbi tabletat e argjiles, skribët (nëpunsit burokrat) Skitë i shkurtonin rrokjet, pra, fjala "tjello" e "telak"do thotë; tekstil, shtof për mveshje "trup-i", qe mbi këtë tabel janë emrat e shtofit prej linit e leshi që nevotej për qepjen e rrobave për të mbuluar trupin që në gjuhën polonishte i thonin "telak".Nga hambari i fjalëve që e gjete në thelbin e arres "mbësh- dhe rrokjes pas saj;-tjello"= "mbështjello="tjerro-trupin", por në gjuhën e Perendisë duhej të ishte;"veshje trupi" e jo "mbësh" kjo "mbësh"është fjalë e marume "cung" koti në vend se të thuhej 'veshje trupi' .
Unë si Perendi i adhuruar juve u'a kam krijua këtë fjalë me dy rrokje; nja e kam marrë prej hindishtes e tjetren prej skitishtës apo indo-skitëve, edhe unë bëra ekonomi n'këtë rrokjen e parë si këta skribët në tabela t'argjilës, ku, para "tjello" kam shtua rrokjen "mbësh"=(m'veshur)që do thotë në polonishte; "me mbuluar trupin" =m'veshje trupi të cilën e mora prej fjalës "meû vésh" por e kam cunguar, shkurtimisht ju shtyra që ta pranoni si; "mbësh" "m"=me dhe "b"-jén që ishte më parë "v"- e ktheva në "b" dhe kam arrijtur në krijmin e gjysmës së fjalës së parë "mbësh..." dhe ia shtova fjalën Skite "tjello" dhe më në fund e krijova fjalën e plotë të gjuhës së Perndisë: "mbështjello" e "shtjello" e "pshtjello" për gjuhën e shpellarve ku pas një kohe krijova sipas nevojes që duhej edhe fjalë tjera nga i njëjti thelb; "shtjello""mbështjell" "ç'shtjello" "shtjellu" "pshtillu" "mbshtillu""shtjellim" e "ç'psh'tjello" dhe më vonë i shtova kësaj "mbshtjelle-s"një rrokje të pakuptimt si ni "-ur-" mbajtëse "mbështjell-ur" e "mbështjelluar" sepse, kështu tingllonte më bukur më ni ritmim melodik për veshin por e kisha frikën se mos diktohët kjo fjalë prej ndonjë "bir-dreqi" kështu që sot e pamujtun t'ia qelloje ndokush se nga e tek erdhi kjo fjalë, por, kryesorja ia arrijta qëllimit; as që i shkon mendja dikujt se në këtë fjalë pas "mbësh" fshifet ni fjalë tjetër, sot kujtojnë shumica se e njohin thelbin e gjuhës së Perendisë, sepse gjenerata e re janë mësuar të shkruajnë pa gabime si kopje-ngjitje kalke (copy -paste) me ni drejtshkrim pa as ni gabim, rezultat i diktatures sepse, prindërit ishin në punë, fëmija n'çerdhe nuk mëson gjuhën e nënës por gjuhën e Partisë si të ishte gjuha e Perendisë.
Kush do ia spjegonte femiut se ç'është "tjello" apo "trupi", kështu pra u krijua nëpër çerdhe gjuha e re e Perendisë me ndihmën e Partisë duke i shtuar rrokje të cung-ur-a fjalëve herë skite e here polake pa e ditur njeri.
Mirëp ky thelbi i fjalës "Tella" shkon edhe më tej, si; S'tella=Tella=Trupore, "shtatore","ngritje e një trupores, "gurvarri"= "shtatore, që edhe kjo është Skite; "stati"="stati"=shtati =trup i ndalun, i ngrirë,"statik"= "i pa lëvizshëm", "stani/stan"=ndalesë, pushimore...
-Perendi, po ti na paske marrë në qaf, na paske hup shqipen me kos..po ç-ka t'çoj dreqi me ibërë të gjitha këto ngatrresa me sherre mbrapa, ç'farë të shtyri të na ngatrrojsh fjalët, një rrokje nga ky stam deti tjetren rrokje nga stami tjetër, apo mos ndoshta e keni bërë këtë të keqe për eksperimente tujat personale apo jo... ?
-Kjo është puna e Perensë, nuk kam tjetër detyrë unë, edhe Etruskve kështu u'a kam marua, pata disa rrokje të Skitve polakë që më paten teprua e ua dhash atyre, disa rrokje tjera ua solla prej hindishtes që i pershtatën/prtaten/ apo i "sperkaten" mirëpo ata filluan pastaj edhe të qojnë krye !
U lavdojshin së tepërmi dhe filluan të shpikin fjalë pa lidhje krye n'veti që as unë që e kisha krijua gjuhën e tyre si kuptoja më tej, ata kujtojshin se e tërë bota sillet rreth tyre, nuk dinin se unë isha ai që u'a kisha krijua gjuhën e tyre me rrokje e mbrapshtina, nuk rrespektonin asnjë popull në botë, as njëri tjetrin më vonë se donin, filluan grindjet mes tyre, mendonin se ata janë të vetmit bijt e zgjedhur të këtij emrit; "Perendi" edhe se nuk e dinin nga e ka rrajen..dhe më në fund i shfarosa pa mëshirë, vetëm unë e di se si e kam krijua gjuhën e tyre, askush tjetër !
-Pra as gjuha jonë s'paska lidhje me këtë etruskishten, â ?
-Jo asgjë sepse unë me qëllim ua dergova juve ni Apostol të rrejshëm pasi atë Kalaxhanin tuaj Gjirokastrit nuk e deshët mirëpo gabova se, ia lash emrin e pa pershtatshëm, nuk pati sukses me iu bind juve që edhe ju jeni si ata etruskët, pra, emri "Zakaria" nuk tingllonte hijeshëm dhe më vonë ua dergova ni emër tjetër më të pelqyeshëm që ky ka lidhje me "engjujt"sepse, e kisha vrejtur këtë që, juve ju pelqenin emrat e till ku ç'do gjë që lidhet me "angjela" si kafe"sént angjelo" e tjerë emra të shenjtë, pra, ky"angjeli" tjetër që kishte emër të pa pershtashëm ia arrijti që edhe emrin e qytetit "Marsejit" atje në Francë t'a bëjë gjoja se me prejardhje të gjuhës së shpellarve krijuar nga Perendia.
-A e ka shkru vërtetëky autor vetë me doren e tij atë dorshkrim apo jo ?- ndërhyri Apotri.
-Dorshkrimin e ka shkru dikush tjetër në Bruksel, njëtjetër "Zakaria II", pastajshkova ia lash dorshkrimin në valixhe bijës së tij me një porosi në letër;"thuaju të gjithve, ai që ju pyet se, babai yt e ka shkrua këtë dorshkrim".
Apotri u ndal pak emendoi;
-Po, më kujtohet tani në një intervist të saj, kjo e bija e autorit thoshte aty se; "dorshkrimi njëherë i ka humbur në luftën e dytë botnore babait tim, pastaj ia ka fillua edhe njëherë prej fillimit pas luftës, por, ne nuk e kemi ditur as unë askush nga familja jonë se babai yni ka shkrua këtë dorshkrim fshehurazi plotë 40 vite, pa e ditur askush nga familja e që rastësishtë e zbulova më vonë në një valixhe të pluhrosur dhe vëndosa ta botoja pas 30 vitësh." Pra, edhe këtë t'zezë na e paske bërë ti ô Perendi â, pse na denove kështu ?
Nuk vonoi kur nga qielli para këmbëve Apotrit i ra dorshkrimi i enigmes, u hap në faqën 585, aty nga origjinali e lexoi tërë faqen por në rreshtin e fundit u ndal dhe e pyeti Perendin.
-Apotri imi, e di se kuptoni shumë gjuhë si edhe frengjishtën, merre e lexoje këtë faqe !
-Po, unë kuptoj shumë gjuhë të huaja si edhe gjuhën frenge por, këtë fjalën [B]"nonant-cinq"[/B] nuk e kuptoj ç'ka do thotë kjo dhe, në cilën gjuhë është e shkrur ?
-Autori i këtij dorshkrimi Anonim tregon vetë këtu në fund të kësaj faqes se, dorshkrimi është i shkruar nga dikush jo nga Franca por nga Belgjika.Mendon ti se, ni tiranasë i lindur e i rritur në vendë do shkruante me shprehjendialektore shkupiane "katerdhet e pesë" ?
-E pamujtunështë kjo që ni autor nga Tirana tëshkruante në dilaktin e shkupianve, ai do shkruante me fjalë numrin "45" krejt ndryshe; "dyzet e pesë" si ni tiranas e jo[B] "katerdhete pesë"[/B] si ni shkupian...! Pra, edhe ky Zakaria II na e paska hedhur mirë, na e paska lëshuar mjekrren me këtë "nonante-cinq" "95" ?
-Apoter, Zakaria II duhej të shkruante në gjuhën vendase pariziane "quatre-vingt-cinq" "95" e jo si nibelgian, "nonant-cinq" si ka mundësi kjo që asnjëri nuke ka vrejtur këtë deri me sot prej jush ?
-Ne e pranuam këtë autor të huaj me rrespekt si mik i yni, ku ta dinim ne të shkretët se kjo na paska ken ni kurth e kurdisur pas shpine.. ?!
-Ju nuk rrespektojshiatë Kalaxhanin tuaj nga Gjirokastra, dojshi prejardhje të gjuhës suajfantastike përrallore pellazgjike "angjelo-zakariane", atë qëkërkuat edhe j'ua dergova pasi që everteta nuk ju dukej bindëse, e dija se kanë për ti besuar gënjeshtrave mëtepër, gjoja se; "Marsejin" jue keni krijua, tuj kujtua se lidhet me fjalën "marrje-sjellje" fjalë këto që janë krijua krejtë vonë e jo në lashtësi por, ndoshta juve ju pelqente madhështija ?
Pse mos t'ua plotsoja edhe këtë dëshirë kur, gjuhën tuaj e quani gjuhë të krijuar nga Perendia, gjuhë hyjnore kur as emrit "Peréni" ju nuk ja dini rrënjen ...?
Fjala "silloné" apo "silla-zh" fjalë keltike do thotë "sjellje"(bredhje, endje) pra as fjala "marrëje" as "sjellje"nuk janë fjalë të krijuara nga dora ime ! Pra, ky Zakaria juve ju'a hedhi mirë sepse unë me qellim i thash atij që të shprehej njashtu që ju të kujtonit se me te vertete qyteti Marseilles (Marsej) është themeluar nga ju...dhe ju e hangërt këtë mollë sherrri !
-Pse na paske mashtrua ô Perendi, a s'të rdhi keq ? Ti na paske marrë në qafë, ti a je Perendi apo dreç, çka je ti, më trego drejtë ?
-Jo, se unë u knaqësha me këto zbulime qesharake, kisha nevojen për defrime si hyjni që më zgjodhët, gjithçka më takonte të bëja ndaj juve....
Aty në dorshkrimin "zakarian" kam pas futur edhe nja tri katër fjalë të polakve qëllimishtë se, e dija se dikush prej jush, edhe që s'ka lidhje fare me polakishtën ka për ti pershtat disi dhe krijuar tjera prej tyre edhe se ishin fjalë pa lidhje; si për shembull fjalën "zivai" që ky Zakaria numer 2 e pershtati në " zivaj" që do thotë; "Rroftë" -viva !...
Aty tek ai shkrimi mbi s'Tellen Lemnos */shtyllen, pra, edhe këtë fjalë e keni kthyër krejt ndryshe, nga [B]"zivai"[/B] që do thotë "rroftë" apo i "perjetshëm mbetësh" që është nji thënje për të vdekurin e varrosur, këtë fjalë ju e keni ndarë në dy rrokje dhe ia keni dhân kuptimin krejt ndryshe gjoja se kjo fjala [B]"zivai"[/B] do thotë: në gjuhën tuaj; [B]"Si-faj"[/B] e dikush tjetër mendonte edhe ma ndryshe;[B] "zi vaj"[/B] gjoja se me vajtua sepse, kështu do bëhëj e besueshme në opinion nga se pretendhej se kjo gjuha juaj është gjuhë e Perendisë pra gjithçka ishte e pranueshme dhe e lejushme që të botohej kryesorja..
Poashtu edhe fjalën "zémla" e këni kthyër me kuptimin shqip, gjoja së aty është e shkruar fjala "zémra", i keni dhân interpretim të mbrapshtë fjalës Skitishte- dhe vijoi më tej;
Si mos t'ju denoj atëherë kur ju i qoni peshë veti kur shkoni dhe i shtrëmbroni edhe fjalët e verteta të krijuara nga dora e Perendisë?
-Po m'duket se, fjalën e keni tek ajo Stella e Lemnos ?
-Po, edhe kjo Stella ngjitet me këtë fjalën Skite të Mikenës, "Tela" =Stella/ tellak," Jelek" "T'jelek (jelek trupi pa mëngë) e "stellak" e "mbshtjellak" si dhe deri tek "mbështjell-ur" e "mbsh-tjell-uar" ( veshur për trupi, ose për shtati) , që edhe kjo fjala "shtati" është e njajta "stati" (me u ndal ni vend) si statuje e ngrime që s'ka lidhje me "steki dalje" (hec ma nej) por ju e keni kthyer nga polonishtja në "shtekdalje" gjoja si gjuhe e shpellarve; pra edhe ky guri i lartë si ni trup i ngritur e i palevizshëm kuptohet permes polonishtes.
Kur njerëzit mundohën të bëhën më të zgjuar se sa dija ime me gënjeshtra të tyre unë nuk ua fali atyre por i denoj-ia ktheu Perendia.
-Po ajo fjala "ziazi"që ky "zakaria II" e thotë këtu se; kjo fjalë do thotë; "zi â zi" ?
-E pamujtun, juve ai ju ka mshtrua, rregullorja nuk e lejon sepse; aty në stell kur një rresht që fillon nga e djathta rreshti tjetër duhet filloje nga e majta e jo tê dy rreshtat nga e djathta, shihet aty se si trillon ky angjeliani juaj vetëm se t'ua plotësoje juve deshirat që unë ia kisha dhënë urdhërin ti zbatoje në letër. Rreshti fillon aty në stell me fjalën; Maraz nga e djathta në të majtë, kurse ky rreshti tjetër "Bolaiez Fokasiasi (Fokaziazi, banor i Fokes, Fenicisë ) që edhe ky rresht fillon nga e djathta me; "Bolaiez" e perfundon me "Fokaziazi" (fokiasiasi) pra, anxheli juve u mashtroj duke e nisur dhe rreshtin tjetër.. edhe këtë nga e djathta si rreshtë i dytë e jo si rreshti i parë, një fallcifikat shekullor e unë si Perendi jam knaqur duke u tallur atje naltë, njerëzit i besonin të shtremtes e jo Perendisë, thash vetë me vete; "pse mos ti qoj deri në fund kur ky popull i donë dhe iu beson së tepërmi mashtruesve ?
Unë j'ua dergovadikur moti Kalaxhanin e Gjirokastrës si patriot që t'ju shpëtoje por e shajtët e quajtët tradhtar, kur u mundova iriqinta heqi prej therre ai prapë shkoi në therra, ç'ka ti bëj atij ?
- Pra mallkimi yt na paska nxân ?
Ndalu të lutem ô Perendi e dashtun, Mos më trego asgjë më tej..t'lutna..ne paskemi marue krejtë, paskemi ra në kurtha njëra pas tjetres pa e ditur ne të mjerët se çfarë ka për të na gjetur !
-Jo jo, prit pak se, ende su krye ju kêrkonit hyjnor pellashkë e do gjeni tokësor polakë, por pritni..!
Pas dorshkrimit "anxhelian" u'a dergova juve edhe një tjetër "shën anxhelo" edhe ky i dalun prej rrrethit të Sorbones poashtu nga Parisi, njashtu si "anxheli" që vite diku prej Brukseli por pa e ditë as një fjalë polakishte edhe ky duhej thënë për t'ua thyër qafën juve se; "gjuha e Perendisë ishte pellazgjishtja që i maroi "pellazgët e bardh si bora" e që këta pollen prej tokës aty midis shpellës si kungujt dhe e dija që kjo fjala "bardh" ka me ju pelqyër së tepërmi edhe juve pasi që edhe "skitët polakë" edhe ata ishin të "bardh si bora" !
Po ato muret e Mikenes kush i maroi pra ?
-Ato mure s'kan lidhje fare me nejrëzit e kësaj bote, janë mure të hyjnorve prej Japonisë e në Peru, robota që punonin natë-ditë vetem se për fam, keta ishin te kohës së Noes e s'kanê lidhje me polakët ose këta pellazgët por, polakët i quajten "sklopni zidi" "ziklopni" që do thotë në gjuhên polake; "blloqe të pelqyshme njêri me tjetrin";zidsklopanje" por poetet e ndryshuan dhe i dhan emrin "ciklopi" "mure ciklopësh" pa e ditur që vinte nga gjuha polake...
Pasi i dëgjoi Apotri mirë ankesat e Perendisë, iu kthye e i tha;
- ô Perendi e shtrenjta që mbretnon sot mbi tokë, kam një lutje për popullin tim, shpetoje, mos e deno se është i pafajshëm, e ka hup drejtimin nga disa mashtrues.
Unë kërkoj nga ti, të na kthjellojsh; ç'farë duhët të bëjmi që sot të gjejmi rrugën e drejtë ?
-Për të ra në rrugë të drejtë, vetëm këta mashtruesit mund ta shpëtojnë popullin tuaj.
-Si ashtu o e lumja Perendi çfarë duhet të bëjn këta mashtruesit më zi se ç'na moren në qafë me gënjeshtrat e tyre ?
-Këta mashtrues duhët që të kërkojnë falje publikishtë dhe ti tërhjekin të gjitha ato shkarravina të mbrapshta.
Pra, vetëm se këta që juve ju kanë mashtrue mundë të ju shpëtojnë !
-Si ? ..po këta autor thonë se, "gjuha jonë është e krijuar prej Perendisë", kush nuk ka dëshirë sot të jetë fëmija i juaj o Perendi ?
Nëse i terhjekim këto libra të këtyre autorëve rrenacak nga vitrinat e librarit tona athua se ne do ti shpetojmi kësaj tragjedie ?
Para këmbëve Perendia ia hodhi ni libër Apotrit të tij dhe u hap në faqen 30 !
-Merre dhe lexoje aty ! -urdhëroi Perendia !
Kam frikë se do na nxjerri problem ni njëri si ky doktorri i Sorbones, më parë pranon konopin midis Tiranës se sa të kthehët libri i tij në top-letre, ai nuk dorëzohët, ka ngulur themrat si mëzati në idet e tij gjeniale. Ai na thotë në librin e tij këtu në faqen 30 se, "ne jemi shpellarët e parë të Europës që nga koha e Homo-Sapianve dhe posa zbritem nga dega e lisit ne e lam aty bishtin dhe pushtuam vrimat e shpellave, për atë neve na quajn edhe sot "pellashk"- që do thotë "shpellagji", shpellarë !
Më tutje ky Doktorri i Sorbones shton se; "i pari ishte fis yni që doli nga shpella e tjerët mbeten aty në shpellë, pra, ky fis kishte emrin Lelegë, që sipas mendimit të tij, e që opinioni yni mbarë duhet ti besoje ni Doktorri të shkecave i dalun nga Sorbona i cili thotë se, "fjala Lelegë është e gjuhës së Perendisë, që do thotë "njeri i leshtë", "trupin me lesh", jo si delet por "si majmunat" !
Doktorri më tej shton se, ne jemi këtu para 40 000 vitësh në të njajtin vend pa levizur vendi dhe kur u mbulua vendi prej akullnajave të medhaja e na nxunën brenda mirëpo ne shpellarët e zgjuar siç ishim, u futem nën akullnajat dhe rezistuam ashtu rreth 8000 vite të mbyllun si ata pinguinat midis akullit !
A është e vertetë kjo ô Perendi, si thua ? -e pyeti Apotri.
-Ky Doktorri i Sorbonës nuk ka lidhje me shkencën por me fantezit e tij, unë i thash që t'ju shkruaj marrina të tilla që ju ti besoni atij, le t'ju marri në qafë mirë niherë si duhet se ndoshta kështu edhe e keni kërkua prej Perendisë !
Ai pa e ditur as ni fjalë Skite/polake juve u'a përziën gjellërat, nuk e di se "gjella" e "jella" janë e njëjta fjalë polonishte që do thotë "ushqim" por juve ju mashtron dhe thotë se, "gjuha juaj është gjuhë e Perendisë", kështu dikur i përvetsonin edhe etruskët rrokjet e gjuhëve të huaja që sot askush nuk mundet t'iu bie në fije.
Po Bukuresti e Marseji, a janë këta emra të krijuar prej juve o Prendi ?
Jo, as Marsej e as Bukurshti, por unë i kam ndihmua aty deçit me urdhen tim ai e ka shkrua fjalën "Pokrasna" prej gjuhës polake dhe i thash bëje tash kështu; "shtoja nji "B" në vend të "pokrsna" fjala do lexohet "Bukrasna", për ni gerrëm as dreqi vetë pastaj se merrte vesh se kah ju ka ardh kjo fjalë në gjuhën e shpellarve...
-Si na e paske hedhur ô Perendi, sa kena pas besim në ty e tu kena urue...po Bukureshti ku na mbeti ?
-Lere Bukureshtin, kur rrënjen [B]"bukura"[/B] ua[B] "mbështjellova"[/B] si duhej nga fjala [B]"ukrasna[/B]" e polakishtes "e hijeshme" edhe Bukureshti bie për toke pa rrënjen e "bukur-a"...e then qafen..ma zi se Marseji...!
-[B]Pereni, ty t'vraft Zoti, ti s'paske la gja te keqe pa na ba neve-ia ktheu Apotri ![/B]
Jo, unë kam bër edhe kombinime tjera edhe ma të habitshme;
Fjalën "zivjeta" nga polonishtja jua ndajta vetem këtë të fundit; "jeta"..e dija se ka me ju pelqye juve e as dreçi kurrë s'ka për ta marrë vesh se kah erdhi kjo fjala "jetë" në gjuhën e Perendisë !
-Na paske mashtrua edhe ti si këta autorët albanologa pra ?
-[B]Ju e kërkonit kështu; kërkonit fjalë të shpellarëve hyjnor unë solla fjalë prej polakëve tokësor ![/B]
Po fjala[B] "Rospije" [/B]nga na erdhi se..?..tanë janë ba sot "rospije"...-shtoi Apotri.
Edhe këtë fjalë j'ua solla prej frankve tuj kombinua me fjalën "rosë" dhe i thash dreçit shtoja prapa fjalës[B] "ros"[/B] këtë kamen franke që në gjuhën e tyre thuhet[B] "pje"[/B] për kamen e atyre grave jo të rehatshme të cilat montojnë kurtha ndaj burrave..dhe në fund ju e moret fjalën komplete [B]"ros+pjé=Rospje [/B]!..pa e ditur kurrë sot e asaj dite se nga piku kjo fjalë, se, kështu e kërkonit..ju mungonte nê leksik edhe kjo fjala [B]"rospije" ![/B]
-S'paske lën gjë t'keqe pa na bër neve o Prendi, marrëzi t'koftë, si me ta vu ndryshe një tjetër emër se di.. ?
-As ky emri [B]"Perendi[/B]" s'është ashtu si kujtoni ju !
-Po si atëherë, ne kujtonim se ti quhesh Perendi, si thua, duhet të të thrrasim ndryshe ?
-Unë nuk jam ai që ju kujtoni; emrin e kam [B]"Ispereni"[/B] !
-Nuk ju kuptoj, si thuhet ndryshe ?
-Polakishtë më thoshin[B] "Ishprani"[/B] që as ti as kocaqët se dini që kjo fjalë do thotë në gjuhën polake [B]"i lari e i shperlari"[/B]=Isprani" por ju e keni bër "Pereni", "i larë" i pastruari, pastaj i'a keni shtuar edhe ni [B]"nd"[/B] e ni "ë pa za më vonë pa lidhje dhe kujtojshi se unë jam hyjnia Perendi, ni emër që as vetë i biri dreçit s'ka mujt kurrë me i ra në fije deri sot se çka do me than kjo fjalë, vetem ty po të tregoj o Apotri im, por, t'lutna mos i trego askujt..
Ti na paske marrë në qafë, [B]o i palarë[/B], - ia ktheu Apotri !
-Kështu e kerkuat [B]ju e braktisët emrin Zot[/B] për te marrur [B]"péreni"[/B] sepse ju pelqente kjo fjalë disi si ma hyjnore edhe se nuk ia dinit kuptimin..!
-Po fjala [B]"parajs"[/B] nga na erdhi, mos më thuaj se edhe atë ti e ke shpikur ?
-Po ! Dreçit i thash; ky popull lyp me rrahë mirë niherë e pergjithëmonë si me [B]"pérajk"[/B] fjalë polake edhe kjo që kujtojshi se është si "paradiz" apo "paradajs" si ato domatet e floririt "paradajs" por ju e pershtatët si me [B]"sperkatje"[/B] të gishtave të lagur dhe e keni marrur edhe këtë nga plakët, nga [B]"prstati"[/B] që do thotë me "gishtërue" ose me adoptue nga polakishtja por ju i shtuat pika uji sipër dhe nga fjala[B] "pérajka"[/B] me te cilën rrafen rrobat tek prroni i keqë, vjen nga polakishtja por juve me një të [B]"sperkatun"[/B](pershtatun) kjo fjalë juve ju doli [B]"parajsa"[/B] edhe se nuk e dinit se ju meritoni rrahje me këtë [B]"pérajk"/Parajk[/B] se, ndryshe ju s'kuptoni pa u rrahur mirë, atëherë në vend të hyjnorve shpellarë jo do gjeni sot polakë tokësor , kujtojshi se, sa ma te paster te dilni nga te rrahurit me "perajk" atje poshtë do gjenit ndonjë "perajk tjetër me lule si në "paradajs" të paradis..!
-Mirë ô e shtrenjta Perendi, nëse ka mbetur e vetmja zgjidhje kjo, që ne të shpëtojmi e mos të shkatrrohëmi si ata etruskët, ne do ia bëjmi njashtu si urdhëroni ju ô e shtrenjta që ta shpëtojmi popullin. Pra, do ti mbledhim të gjitha ato libra të Doktorrve mashtrues dhe do ti bëjmi top-letre, besoj se populli do pajtohët më në fund, por ky i Sorbonës i cili ka shtypur librin në ni shtypshkronjë me para të tij prej xhepi e që i ka kushtua rreth 3000 dollar, duhet t'ia kthejmi parat ose topin e letres së recikluar ..
Doktorri bëri gabim të madh këtu, sepse, ai së pari shtypi librin në ni shtypshkronje gatuar sipas një permbledhje të dhënave që i kishte grumbulluar në forume për mes interneti nja 10 vite para se të bëhët Doktorr i Sorbonës, njashtu si ai fshtari i mjerë i cili e kishte vën qerren para kive, mendonte se kështu shtyhet qerrja, por tani ky dotorri ka ngul këmbë si kiet n'baltë, në hallë kemi rën me të ô e shtrenjta Perendi se na mori në qafë Doktorri i Sorbones, e si t'ia bëjmi tani hallit me të, se?
-Unë e kam percjellur prej dekadash këtë Doktorrin e Sorbonës- nderhyri Perendia- i cili kishte titullin Arkitekt i dekorit të mbrendshëm për zare të dritareve të banesave pariziane, ku, 10 vite pasi që e shtypi këtë libër si broshur bibliografike për "polakët e bardh" (palloshket) apo për këta skitët e bardh që ky po kujton se ishin "shpellarë", askushi nuk i'a vlersonte atë "vepër djallzore" Doktorrit siç ai shpresonte dhe i deshpruar siç ishte, më nëfund i thash;" ô Doktorr Adamit Frassari- thash atij, -shko e paraqite këtë libër që e ke shtypur n'shtypshkronjë e që të ka kushtua shtrenjtë para 10 vitësh nja 3000 dollar, shko tani vrap paraqite edhe si tezë në Sorbon sepse, ke të drejtë që këtë librin ta shëndrrojshedhe mbrapshtë, nga libri në tezë, nuk është vonë kurrë kjo punë edhe se i ke hypur peles kah bishti, por, siç duhej për së mbari, Doktorraturen dhe me titull në xhep pastaj do botojshe librin,...por nejse, ti nuk i degjove këshillat e Perendisë por, nejse, shko tani aty te dera e Sorbonës se edhe ti si çdo qytetar i thjeshtë që je ke të drejtën të paraqesish ni tezë ç'fardo qoftë ajo, dhe aty brënda 4 orëve të leximit të kësaj përralle të shpellarve ti do dalish nga Sorbona e famshme ma jo si shpellar por me titullin në xhep si Doktorr i këtyre shpellarve !
Kështu pra, do t'a japin ata "miqët e tû" më nëfund një titull si Doktorr, pse jo se, nuk i dihet, të duhet edhe ky titullpërpos atij të dekoratorit për zare të dritareve ku pastaj me këtë titull ta marrësh n'qafë ni popull të tërë me fantezit e tuaja të shpellaxhinjëve polakë sepse, edhe ty ka për të besuar ky popull siç i'u besonte "engjujve" tjerë dhe kështu e mbyllem kontraten me të dhe më degjoi Doktorri kur më në fund, pas 10 vitësh që kishte publikuar librin e tij sipas ideve të ni Doktorr Adamit Frassarit doli edhe ky si ai me titullin Doktorr i specializuar për "studimet e shpellarëve" dhe pas shumë mundimësh me ni procedur së mbrapshti më në fund mëzi doli në moshën 70 vjeçare me titullin Doktorr i shpellarve, si shihet, kurrë nuk është vonë për mashtrime, nuk ka moshë apo jo ?!
Perendia u ndal pak dhe në dorë i erdhi një libër tjetër nga qielli.
-Kjo është një Dhjatë e Re, vëtëm kjo e vertetë do e shpetoje popullin tuaj nga humnera, pra, i keni 7 ditë afat ti mbledhni ato libra me mbrapshtira para se të vije fundi i botës nëse doni të shpetoni, merre dhe lexoje, Shihemi nesër prapë aty tek hambari i arrave, për të përtypur një bertham tjetër, me një fjalë të re nga gjuha e Perendisë !
Perendia i lëshoi librin në dorë Apotrit dhe u zhduk në gjithësi sa hap e mbyllë sytë ...
Apotri e mori librin dhe e hapi dhe menjëherë iu kujtua libri që e mbante dikur rregullishtë nën sqetulla me plotë krenari profesori i tij sa herë që hynte në klasë, ishte vepra e të madhit Kalaxhanit të Gjirokastrës, shpetimtari i vetëm i popullit !
nga Metafora AnonimiN°1. 2015
==========Vijon===========
Metafora Anonimi N°2.
No comments:
Post a Comment