January 27, 2015

Eqrem Çabej: STUDIME ETIMOLOGJIKE NË FUSHË TË SHQIPES

Si të mbrohet Albanologjia  kundër diletantëve ?

Fjalët që trajtohen jepen zakonisht në formën e pergjithshme të gjuhës, dhe kur kjo formë është më e re dhe rëndit tjetër pra si psh. ajkë, bijë, bujk, gjuhë, mijë, qaj, ujk, ushûj, ve, vesë, nuk duhej të ishte; alkë, bilë, bulk, gluhë, milë, klaj, ulk, ashung, voe as voes !

Pra, format dialektore edhe kur janë me rëndësi për historinë e një fjale shënohen përbri pas fjalës kryesore, ose brenda kontekstit, prandaj, domethënje për fjalët e njohura nuk jepet, përndryshe, shënohet përgjithësisht sipas përkufizimit të gjuhës shqipe të vitit 1954, megjithëse ka edhe rasa ku shpjegimi i fjalës largohetdisi nga ai që gjendet në atë fjalorë.

Në perpjekjen tonë për të dhënë një paraqitje sa më të saktë e më të plotë të fjalëve të trajtuara, përveç përhapjes territoriale dhe perdorimit të tyre, formave e kuptimeve të ndryshme që kanë zhvilluar, pelqehet dhe shpjegimi fonetik E gramatikor i tyre.

Këto tipare ndiqen si për gjendjen e sotme si dhe për fazat e kaluara të gjuhës duke kombinuar gjurmiin linguistik me analizën filologjike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, dhe-sikundër u tha-shpeshë-herë, edhe me dëshmitë e onomastikës.

Te fjalët që shënojnë një objekt të kulturës materiale jepet në ndonjë rasë dhe përshkrimi i objektit në fjalë.

Në citiin e burimeve të materialit si dhe të autorëve të etimologjive të ndryshme synojmë të jemi sa më të plotë, prandaj në lidhje me të parat kemi shënuar kuptimet edhe me gojë.

Për çdo etimologji, si për ato që na duken të drejta ose te diskutueshme, si për ato që ne i gjejmë të pa drejta-ne japim një hitorik të studimit të fjalës, dhe kështu jemi perpjekur të gjejmë e të permendim autorin që e ka trajtuar i pari, gjë që në fushë të shqipes nuk paraqitet aqë e vështirë. 

Natyrisht se nuk japim emrat e gjithë dijetarëve të cilët vetem se kanë perseritur një mendim të dhënë prej tjerëve, pa e thënë ata vetë ndonjë mendim të tij me peshë gjë që nuk ia vlenë as të permendet në qështjen perkatëse.
Studime etimologjike nuk do thotë bibliografi gjuhêsore, (si rasti i Arefit e Kocaqit e tjarë..) prandaj kemi kaluar në heshtje sprovat e kota të diletantëve pa kompetencë, duhet treguar vendi këtu atyre se, në studimet e gjuhësore të shqipes janë përzier e përzihen shpesh herë, jo vetëm se në çështje të etimologjisë por edhe të strukturës fonetike e gramatikore, njerëz që nuk e dinë gjuhën aspak, duke injoruar se ç'është thënë më parë nga të tjerë për këto çështje.

Në fushë të shqipes ka njerëz të kësaj degës të cilët kanë ndertuar hipotezat e tyre edhe më të marrëzishme e marramendse, pa patur frikë, kështu që me iluzionet e tyre duke gënjyer veten dhe te tjerët ata shesin mendje te pavlefshme me papergjegjësi të tyre edhe tek opinioni i gjërë në turma e kuvende për shkak se për ta dihet se ka ndikuar dokumentimi i vonë i shqipes që iu ka dhënë atyre diletantëve fushë të lirë në spekulime të mahnitshme dhe në mënyrat më aventurioze pa lën vëndë kurrfarë arbitrimi nga askush tjetër !

Kështu ndodh që në këtë fushë krahasimesh gjuhësore sa më e madhe të paraqitet gjasia e dy pjesëve të barazimit, aqë më e vogêl është mundësia e drejtësisë së tij. Aty në shumicën e rasave kemi të bëjmë me perpjekjen për t'iu dhënë disa ideve e kombinimeve një pamje shkencore duke gënjyër kështu vetveten dhe të tjerët.Edhe këtu vërtetohet aksioma që sa më largë shtyhemi në kohë aqë më pak kemi mundësn që të paraqesim krahasimet gjuhësore të sakta.

Duke pajtuar me kuptimin e drejtë si e gjykonin të vjetrit ne mundohëmi të gjurmojmë burimine vërtetë të fjalëve të shqipes, pavarësishtë se a gjendet ky burim përbrenda gjuhës shqipe apo jashtë saj në një gjuhë tjetër.Në dallim parimor nga disa tjera rryma linguistike jemi largë nga synimi për ti veshur fondit të trashëguar huazimet e qarta nga gjuhë të tjera, e për të shtuar me çdo kusht përqindjen e elementit të huaj në leksikun e gjuhës shqipe; kështu pra edhe për disa fjalë që i kanë marrê më parë për të vendit ne kemi treguar burimin se nga cila gjuhë e huaj kanë hyrë ato fjalë në gjuhën shqipe.

Në punë të metodës ky qëndrim gjen zvoglim me mënyrën shumë herë të rezervuar me të cilën gjykohet puna e gurrës së një fjale, pra është rezervim i domosdoshëm në fushë të shqipes, ku fijet e historisë së fjalëve shpeshëherë vështirsohën por edhe këputen, dhe gjuhëtari jo rrallëher-ndodhet para një dere të mbyllur !

Kështu ka rasa si; akull, ap/jap, apodhur, arëtônj, avër, barôsk,berk, besh, biçelë, bizhôz, brez me mbrej, brengë, bujë, bukur, bunôn/burôn, dash, flamë, foshnjë, gashtë, gatë, gjizë, hurdhë, nepërkë, e premte, qenë/qeshë, qet-a, i ri, rrok, thelb, thembër, thëngjill, zagar, zmol, zuskë, zuzar, apo guza, guxim/guzon/guzica-ku historia e një fjale mund të ndiqet vetëm brenda fushës së shqipes dhe nuk i kalon caqet e saj.

Një nga shtigjet e reja që shpresojmë se hap ky punim i yni, na duket se qëndron pikërishtë në spastrimin e këtij trualli linguistik nga byku i hipotezave të kota që vijojn ta mbulojnë edhe tani...

Të dhënat e dialekteve dhe të toponomastikës së sotme plotësojnë ngadonjëherë dëshmitë e vjetra letrare, si; "me shkue brue" =me shkue jetë nomade= që flitet në Mirditë, ose "Qafa e Agrit" e ndonjë tjetër.

Të tilla fjalë forma e kuptime fjalësh qofshin ato edhe të një rrethi të ngusht krahinor ose lokal ose dhe të dëshmuara te ndonjë dëshmitar i vetëm, duke qenë elemente të rëndësishme për historinë e gjuhës shqipe ku këto fjalë dialektore kanë zënë vendin e tyre në leksikun tonë. Më to mbështetët parimishtë e për një pjesë të madhe arsyetimi ynë në hetimin e burimit të shumë fjalëve të shqipës. ato fjalë dialektore janë për ne çelësi, janë si fosile drejtuese për gjurmime të mëtejme.

Për sa i përket vlerës së dokumenteve të vjetra të shkrimit në krahasim me atë të dialekteve të sotme, duhet të thëmi se ato dokumente të shkruara nga faza të kaluara të historisë së gjuhës shqipe, në vetvete janë më me rëndësi se dialektet sepse paraqesin dinamiken e leksikut dhe e ndihmojnë për tê ndjekur zhvillimin e fjalëve në trajtat e kuptimin e tyre në kapercimin e kohës.
Por dialektet kanë këtë merit të madhe se i paraqiten veshit të gjuhëtarit në kërkimet e tija në gjithë gjallërinë e tyre, kështu që të dhënat e tyre mund ti shtrohen kurdoherë një vezhgimi të dytë, kurse në dokumetet e shkruara nganjëherë është vështirë që të arrihet deri tek leximi dhe kuptimi i drejtë i tyre, duke mbetur kështu në pamundësi për të dihet me siguri shqiptimi që ka pasur fjala e shkruar që del nga ato tekste e dokumente te rralla në gjuhën shqipe, kurse dialektet përkundrazi përmbajnë një pasuri fjalësh të pashterrura ku gurrat e tyre të pakrahasueshme rrjedhin më të pasura e më të kjarta dhe kjo pasuri shtohet vijimishtë.

Lëndë gjuhësore janë duke nxjerrë edhe kërkimet e studimet e ndërmarrura në fushën e dialekteve shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi dhe të diasporës shqiptare si dhe botimet folkloristike nga gurrat e atyre dialekteve dhe me këtë gjendje burimesh studiuesit i jepet mundësia që t'i vështrojë të dhënat e gjuhës me një pamje më tërësore nga sa mund të bëhëj më parë.

No comments: