=Intervista me Perendin, krijuesin e gjuhës sonë=
-NË HAMBARIN E GJUHËS SË PERENDISË
-NË HAMBARIN E GJUHËS SË PERENDISË
=Intervista me
Perendin, krijuesin e gjuhës sonë=
-ô E lumja Perendi,
vetëm se ti e di, si e krijove gjuhën
tonë, a mundesh të më tregojsh,
vetëm mua, se, askujt
tjetër nuk do ti tregoj, a e ke shkrua ti vetë gjuhën tonë të bukur dhe si ?- e
pyeti Apotri.
-Po, unë e kam shkrue vetë, me
dorën time !-iu pergjigj Perendia.
-Më trego si e ke krijua këtë vepër
kaqë të bukur që askush tjetër në botë nuk e ka ?
Po, po të tregoj vetëm ty, pasi m'u lute, me kusht pra që mos me i tregue askujt; dhe nese je edhe
ti vetë i biri dreqit !
-Pse, ç'ka punë këtu dreçi në gjuhën e Perendisë ?- ia ktheu
i habitur Apotri.
-Unë pa ndihmen
e dreqit kurrë nuk kisha mujt me marue këtë gjuhë, për atë edhe askush nuk mund t'i bie
n'fije...as biri dreqit...!
-A ma trego sekretin
pra, ô e Madhja Perendi; si e krijove gjuhën tonë, te lutna më trgo se plasa ?
-Héhéeeee ! Mos se,
ke me u pendue edhe ti ô Apoter hé i
biri dreqit, më mirë do ishte për ty qe mos ta dinit të verteten...
-Jo, kurrësesi nuk ban pa m'tregue, si tregoj
askujt tjetër.. qe besen !
-Ani mirë pra, për
çdo ditë do ta tregoj ni fjalë t'msheftë; e sheh aty hamarin e gjuhës së Perendisë, i mbushur
përplotë me arra ? Merre nja e theje !
Mori e theu arren
Apotri por mbeti i habitur, kur pa mbi
thelbin e arres disa shkronja.Mbeti pa fjalë !
-Pse, habitesh ? -e pyeti
Perendia; me trego, çka po shkruan aty
mbi thelbin e arres?
Nisja e Lexo !
-Po shkruan; "mbësh" dhe në
gjysmen tjetër të thelbit po shkrun; "tjello" nuk po i kuptoj ô Perendi; nuk i kam dëgjuar asnjëherë këto
dy fjalë. N'çfarë gjuhe janë të shkruara ?
Perendia i'a hodhi një laps para këmbëve Apotrit.
-Merre këtë laps, se më këtë e kam shkrua gjuhën e Perendisë të tërën.
Tani, këto dy fjalët që i gjete në
thelbin e arrës, bashkoji ato dyja, aty mbi rrasë guri !
Apotri mori lapsin dhe i shkroi fjalët siç ishin të shkruara në thelbin
e arrës; "mbësh" e "tjello" në
një fjalë të vetme mbi rrasë guri siç e urdhnoi Perendia !
-Tani lexoje fjalën që shkrove !
-Më doli fjala, "mbështjello" por,
si duket qënkan të një thelbi si fjalët; "shtjello" "pshtjello"
"ç'pshtjello" "mbshtjello" "mbështjelluar"
... e tjera.Nga e kanë prejardhjen ?
-Hyp mbi supet e mia
dhe mbaju me sa ke fuqi !
-E ku po m'çon tash ?
-Me shetit botën fluturimthi.
Apotri i gjuhëve hypi mbi supet e Perendisë, u kap pas flokëve
të tij të gjata e të dhime dhe u nisen,
lëshuan tokën fluturim dhe mësyen qiellin dhe Perendia u ndal pas pak kohe tek një
pallat maje të një kodre.
-Ku jemi tash ? - e
pyeti çuni Pernedinë.
-Jemi n'Miken te
pallati i mbretit Wanaka, këtu
i kam pas pru Skitët e bardh e të urtë
prej së largu qysh para 4000 vitësh me bâ tregti.Atyre u'a mësova
shkrimin e parë atje në tundra dhe kur erdhen këtu filluan të shkruajnë edhe
mbi tableta t'argjiles, i sheh aty grumull, kape nia prej tyre !
Apotri e kapi nia, dhe e shikoj mirë; mbi të ai pa disa shenja
vizatimore me figurina të vogla te gerrvishuna mbi argjilen e pjekur të
shkruara me këto gerrma para 4000 vitësh .
-A e di se ç'ka janë
këto simbole ? - e pyeti Perendia.
-Më duket se, janë
shkrime pellazge, babin tim plak e kam
parë ni ditë duke lexuar ni libër
me këto shkrime, "Pellazget flisnin
gjuhën e Perndisë" nga ni Albanolog i
madhi i Sorbonës ! Babi më ka thënë, i bindur tek ky autori i shquar se,
këto shkrime janë të Pellazgve, t'parve tanë, e jo të Skitëve siç thua ti ô Perendi, pra t'lutem, mos mi permend këta skitët se i
kam iri...as emrin s'dua d'tua nij se po tingllon shumë keq ky emri i tyre,
veshët po m'dhämin, nuk dua të di për skitët asgjë !
- I don ti apo jo
këta kanë ekzistua, ishin të preferuarit e mi prej tërë popujve të botës-ia
ktheu Perendia !
Ti ô Apotër erdhe
e më pyete e unë tani unë të pergjigjem,
më duket se te pata thënë më parë; do
pendohësh !
Sa për atë libër që
lexon Babi yt i shkreti, ai kujton se ashtu ishte sipas atij Doktorrit të Sorbones me
Titull të madh, por, më vjenë keqë pak për atë se; popull me emrin "pellazgë" të as ni populli n'botë
! Skitët që erdhen këtu e që ishin të
bardh i dhan epitetin veti "bellashkë" që e ngatrruan
pastaj të tjerët këtë epitet nga poetët
dhe i quajten si "pellashk"
qe do me thânë "raca e bardh" të cilët kishin ardhur këtu prej
rrethit të Kaspikut e Turkmenistanit, aty ishte djepi i tyre dikur moti... mos
t'humbim kohë !
Nisja, lexoje tableten që e ke n'dorë !
-Nuk di të lexoj unë
as skitishte as pellashke- tha Apotri.
-Nisja, të ndihmoj
unë, ti je Apotri im...Lexo ! -urdhroi Perendia.
Apotri nisi të
mendohej;
-Kjo figurina si
pentagram që shoh aty ni "dele" TE-
e tek kjo e dyta tregon se fjala është për leshin e deleve me
-LA- dhe në rrokjen tjetër që nuk arrij ta kuptoj, ç'ka do me thënë kjo
fjalë Tele..por, më duket se ky simboli i parë tregon shkrimin linear; unë shof
një dele që i pergjigjet si duket fjalës;
=TELA + KU= Mos ndoshta shtof
për veshje, "Tjela-ku" e njejtë si
"Pshtjellaku" ose "Pshtjelleku" qytetare, që sot i themi
"Jelek," që po lidhet me fjalën
mbështjellje, ose veshje trupi "tjelaku" "jeleku" ?
... apo mos ndoshta fjala është për
ngjyrat e shtofit apo të deleve, sepse, "delaku" e "telaku"
mund të ishte fjala për dashin,
"dalakun" që në tjera gjuhë i quajnë edhe "odella"
"odele" veshje trupi prej deleve ? -tha Apotri.
=TELA + ZO=Mos ndoshta
shtof për zonja ? dele apo shtof i zi apo i zonjave,
-përgjigjet Apotri.
=TELA + SE=Mos ndoshta
shtof për setra, ku ta di unë...?
- Për fjalen
"tela" ia ke qëllua, "shtof për veshje trupi" prej kimeve t'leshit të deleve por tjerave
rrokje "KU ZO SE" i'u ke shtuar fantezi. E harrove se ç'farë
shkruante aty në arren e thyër nga hambari i gjuhës së Perendisë ?
Apotrit i ra ndër mend, atëherë, nxorri
dy copëzat e thelbit t'arrës prej xhepi
e nisi ti lexoje edhe një herë.
-A vrejte diçka ? -e
pyeti Perendia.
-Po, e vrejta diçka
të ngjajshme mes rrokjeve mbi thelbin e arrës tek kjo fjala jo "mbësh" që nuk perputhet me asgjë si duket, por tek "Tjello"
dhe ky shkrimi këtu mbi argjil
më duken njësoj, kanë dalur prej një
thelbi të arrës, por, nuk e di se ç'farë do thotë kjo fjalë ?
-Për të ekonomizuar
vendin mbi tabletat e argjiles, skribët (nëpunsit burokrat) Skitë i shkurtonin
rrokjet, pra fjala "tjello" e "telak"
do thotë; tekstil, shtof për
mveshje "trup-i", qe mbi këtë tabel janë emrat e shtofit prej
linit e leshi që nevotej për qepjen e rrobave për të mbuluar trupin që
në gjuhën Skitishte i thonin "telak".Nga hambari i
fjalëve që e gjete në thelbin e arres "mbësh- dhe-tjello"
= "mbështjello="tjerro-trupin", por në gjuhën e Perendisë duhej të ishte;
"veshje trupi" e jo
"mbësh" kjo "mbësh"
është fjalë e marume "cung"
koti në vend se të thuhej 'veshje
trupi' .
Juve u'a kam krijua
këtë fjalë me dy rrokje; nja e kam marrë prej hindishtes e tjetren prej
skitishtës apo indo-skitëve, edhe unë
bëra ekonomi n'këtë rrokjen e parë si
këta skribët në tabela
t'argjilës, ku, para "tjello"
kam shtua rrokjen "mbësh"=(m'veshur)që
do thotë, "me mbuluar trupin" =m'veshje trupi të cilën e mora prej fjalës "me
û vésh" por e kam cunguar,
shkurtimisht ju shtyra ta pranoni si;
"mbësh" "m"=me
dhe "b"-jen që ishte më parë "v"- e ktheva në "b" dhe kam arrijtur në krijmin e gjysmës
së fjalës së parë "mbësh..." dhe ia shtova fjalën Skite "tjello"
dhe më në fund krijova fjalën e plotë të gjuhës së Perndisë: "mbështjello" e "shtjello" e "pshtjello" për gjuhën tuaj ku pas një kohe i krijova sipas nevojes që duhej edhe fjalë
tjera nga i njëjti thelb; "shtjello"
"mbështjell" "ç'shtjello" "shtjellu" "pshtillu" "mbshtillu"
"shtjellim" e
"ç'psh'tjello" dhe më vonë i shtova kësaj "mbshtjelle-s"
një rrokje të pakuptimt si ni "-ur-" mbajtëse "mbështjell-ur" e "mbështjelluar" sepse, kështu tingllonte më bukur më ni ritmim
melodik për veshin por e kisha frikën
se mos diktohët kjo fjalë prej ndonjë bir-dreqi kështu që,
sot e pamujtun t'ia qelloje ndokush se,
nga e tek erdhi kjo fjalë, kryesorja ia arrijta qëllimit; as që i shkon mendja dikujt se në këtë fjalë
pas "mbësh"
fshifet ni fjalë tjetër, sot
kujtojnë shumica se e njohin thelbin e gjuhës së Perendisë, sepse janë mësuar të shkruajnë pa gabime,
kopje-ngjitje me ni drejtshkrimin pa as ni gabim, rezultat i diktatures,
prindërit në punë, fëmija n'çerdhe nuk mëson
gjuhën e nënës por gjuhën e
Partisë si të ishte gjuha e Perendisë.Kush do ia spjegonte femiut se ç'është "tjello" apo "trupi", kështu
pra u krijua nëpër çerdhe gjuha e re e Perendisë me ndihmën e Partisë duke i
shtuar rrokje të cung-ur-a fjalëve.
Thelbi i fjalës
"Tela" shkon edhe më tej, si, S'tella=Tella=Trupore, "shtatore",
"ngritje e një trupores, "gur
varri"= "shtatore, që edhe kjo është Skite; "stati"=
"stati"=shtati =trup i ndalun, i ngrirë,
"statik"= "i pa lëvizshëm", "stani/stan"=
ndalesë, pushimore...
.
-Perendi, po ti na
paske marrë në qaf neve, na paske hup shqipen me kos..po ç-ka t'çoj dreqi me i
bërë të gjitha këto ngatrresa me sherre
mbrapa, çfarë të shtyri të na ngatrrojsh
fjalët, një rrokje nga ky stam deti tjetra rrokje nga stami tjetër, apo mos ndoshta e kêni bërë këtë të keqe për
eksperimente tujat personale apo jo... ?
-Kjo është puna e
Pernedisë, nuk kam tjetër detyrë unë, edhe Etruskve kështu u'a kam marua, pata
disa rrokje të Skitve që më paten teprua e ua dhash atyre, disa rrokje tjera ua
solla prej hindishtes që i pershtatën, mirëpo ata filluan pastaj të qojnë krye, u lavdojshin së tepërmi,
filluan të shpikin fjalë pa lidhje krye n'veti që as unë që e kisha krijua
gjuhën e tyre si kuptoja më, ata kujtojshin se tërë bota sillet rreth tyre, nuk
e dinin se unë u'a kisha krijua gjuhën,
nuk rrespektonin asnjë popull në botë, as njëri tjetrin më vonë, filluan
grindjet mes tyre, mendonin se ata janë
të vetmit bijt e zgjedhur të Perendisë
dhe më në fund i shfarosa pa mëshirë, vetëm unë e di se si e kam krijua gjuhën
e tyre, askush tjetër.
-Pra, as gjuha jonë
s'paska lidhje me etruskishten â ?
-Jo asgjë, unë me
qëllim ua dergova juve ni Apostol të rrejshëm pasi atë Kaloxhanin tuaj
Gjirokastrit nuk e deshët, por gabova se,
ia lash emrin e pa pershtatshëm, nuk pati sukses me iu bind që edhe ju
jeni si etruskët, pra, emri "Zakaria"
nuk tingllonte bukur, prandaj më vonë ua
dergova ni emër tjetër më të bukur që ka lidhje me "engjujt"
sepse, e kam vrejtur këtë që,
juve ju pelqen ç'do gjë që lidhet me "angjela" si kafe
"sént angjelo" e tjerë emra
të shenjtë, pra, ky
"angjeli" tjetër që kishte emër te papershtashëm ia arrijti që edhe
emrin e qytetit "marsejit"
atje në Francë t'a bëjë me prejardhje të gjuhës së Perendisë.
-A e ka shkru vërtetë
ky autor vetë me doren e tij atë dorshkrim apo jo ?- ndërhyri Apotri.
-Dorshkrimin e ka shkru dikush tjetër në Bruksel, një
tjetër "Zakaria II", pastaj
shkova ia lash dorshkrimin në valixhe bijës së tij me një porosi në letër;
"thuaju të gjithve, ai që ju pyet
se, babai yt e ka shkrua këtë
dorshkrim".
Apotri u ndal pak e
mendoi;
-Po më kujtohet në
një intervist të saj, kjo e bija e
autorit thoshte aty se; "dorshkrimi njëherë i ka humbur në luftën e dytë
botnore babait tim, pastaj ia ka fillua edhe njëherë prej fillimit pas luftës,
por, ne nuk e kemi ditur as unë askush
nga familja jonë se babai yni ka shkrua këtë dorshkrim fshehurazi plotë 40
vite, pa e ditur askush nga familja që rastësishtë e zbulova më vonë në një
valixhe të pluhrosur dhe vëndosa ta
botoja pas 30 vitësh." Pra, edhe këtë t'zezë na paske bërë ti ô Perendi â, pse na denove
kështu ?
Nuk vonoi kur nga
qielli para këmbëve Apotrit i ra dorshkrimi i enigmes, u hap në faqën 585, nga
origjinali, e lexoi tërë faqen, në rreshtin e fundit u ndal dhe e pyeti
Perendin.
-Apotri imi, e di se
kuptoni shumë gjuhë si edhe frengjishtën, merre e lexoje këtë faqe !
-Po, unë kuptoj shumë
gjuhë të huaja si edhe gjuhën frenge
por, këtë fjalën "nonant-cinq"
nuk e kuptoj ç'ka do thotë dhe, në cilën gjuhë është kjo ?
-Autori
i këtij dorshkrimi Anonim tregon vetë këtu në fund të kësaj faqes se,
dorshkrimi është i shkruar nga dikush tjetër, jo nga Franca por nga Belgjika.
Mendon ti se, ni tiranasë i lindur e i rritur në vendë do shkruante me shprehjen
dialektore shkupiane "katerdhet e
pesë" ?
-E pamujtun
është kjo që ni autor nga Tirana të
shkruante në dilaktin e shkupianve, ai do shkruante me fjalë numrin "45" krejt ndryshe;
"dyzet e pesë" si ni tiranas e jo "katerdhet
e pesë" si ni shkupian...! Pra,
edhe ky Zakaria II na e paska hedhur, na e paska lëshuar mjekrren me
këtë "nonante-cinq" "95" ?
-Apoter, Zakaria II duhej të shkruante në gjuhën vendase pariziane "quatre-vingt-cinq" "95" e jo si ni
belgian, "nonant-cinq" si ka mundësi kjo që asnjëri nuk
e ka vrejtur këtë deri me sot prej jush ?
-Ne e pranuam këtë autor të huaj me rrespekt si mik i yni, ku ta dinim ne të shkretët
se kjo na paska ken ni kurth e kurdisur pas shpine.. ?!
-Ju nuk rrespektojshi
atë Kalaxhanin tuaj nga Gjirokastra, dojshi prejardhje të gjuhës suaj
fantastike përrallore pellazgjike "angjelo-zakariane", atë që
kërkuat edhe j'ua dergova pasi që e
verteta nuk ju dukej bindëse, e dija se kanë për ti besuar gënjeshtrave më
tepër, gjoja se; "marsejin" ju
e keni kriijua, tuj kujtua se lidhet me
fjalën "marrje-sjellje" fjalë këto që janë krijua krejtë vonë
e jo në lashtësi por, ndoshta juve ju
pelqente madhështija ? Pse mos t'ua plotsoja
këtë dëshirë kur, gjuhën tuaj e quani gjuhë të krijuar nga Perendia,
gjuhë hyjnore ?
Fjala
"silloné" apo "silla-zh" keltike do thotë "sjellje"
(bredhje, endje) pra as fjala "marrë" as "sjellje"
nuk janë fjalë të krijuara nga dora e Perendisë, pra ky Zakaria juve ju ka
mashtrua sepse unë me qellim i thash të shprehej ashtu që ju të kujtoni se, me
te vertette qyteti Marseilles është themelua nga ju.
-Pse na paske
mashtrua ô Perendi, a s't'erdhi keq, na
paske marrë në qafë, ti a je Perendi apo dreç ?
-Jo, se unë u
knaqësha me këto zbulime qesharake. Aty
në dorshkrimin zakarian kam pas
fut edhe nja tri katër fjalë të Skitëve qëllimishtë se, e dija se dikush prej jush, edhe
që s'ka lidhje fare me skitishtën ka për ti pershtat disi dhe krijuar
fjalë pa lidhje; si përshembull fjalën "zivai" që ky Zakaria II
e pershtat në " zivaj"
që do thotê "rroftë" viva !... te ai shkrimi mbi
s'Tell*, pra, këtë fjalë e keni kthyër
krejt ndryshe, nga "zivai"
që do thotë "rroftë" apo i "perjetshëm mbetësh" thënje për të vdekurin e varrosur, këtë fjalë
ju e keni ndarë në dy rrokje dhe ia keni dhân kuptimin krejt ndryshe,
gjoja se kjo fjala "zivaj" do thotë: "Si faj" se, kështu do bëhëj e besueshme në opinion që
kjo gjuha juaj është gjuhë e Perendisë !
Poashtu edhe fjalën "zémla" e
këni kthyër me kuptimin shqip, gjoja së
aty është e shkruar fjala "zémra"
, i keni dhân interpretim të mbrapshtë fjalës Skitishte- dhe vijoi më tej
Perendia;
Si mos
t'ju denoj atëherë kur ju i qoni
peshë veti kur shkoni dhe i shtrëmbroni
edhe fjalët e verteta të krijuara nga dora e Perendisë?
-Po m'duket se, fjalën e keni tek ajo Stella e Lemnos ?
-Po, edhe kjo Stella
ngjitet me këtë fjalën Skite të Mikenës, "Tela" =Stella/ tellak,
" Jelek" "T'jelek (jelek trupi pa mëngë) e "stellak" e "mbshtjellak" si
dhe deri tek "mbështjell-ur" e "mbsh-tjell-uar" ( veshur
për trupi, ose për shtati) , që edhe
kjo fjala "shtati" është e njajta "stati" (me u
ndal ni vend), statuje e ngrime, guri i
lartë si ni trup i ngritur e i palevizshëm,
pra edhe kjo fjalë Skite.
Kur njerëzit mundohën
të bëhën më të zgjuar se Perendia me
gënjeshtra të tyre, unë nuk ua fali atyre -ia ktheu Perendia.
-Po ajo fjala "ziazi"
që ky "zakaria II" e thotë
këtu se; kjo fjalë do thotë; "zi â zi" ?
-E pamujtun,
rregullorja nuk e lejon, aty në stell shkruhet një rresht që fillon nga e
djathta, rreshti tjetër duhet filloje nga e majta e jo te dy rreshtat nga e
djathta, shifet aty se si trillon ky angjeliani juaj vetëm se t'ua plotësoje
juve deshirat që unë ia kisha dhënë urdhërin ti zbatoje në letër. Rrreshti
fillon aty në stell me fjalën; Maraz nga e djathta në të majtë, kurse ky
rreshti tjetër "Bolaiez Fokasiasi (Fokaziazi, banor i Fokes, Fenicisë ) që
edhe ky rresht fillon nga e
djathta me; Bolaiez e perfundon
me Fokaziazi(fokiasiasi)
pra anxheli ju mashtron duke e nisur dhe rreshtin tjetër edhe këtë nga e
djathta si rreshtë i dytë e jo si
rreshti i parë, një fallcifikat shekullor e unë si Perendi jam knaqur
...njerëzit i besonin të shtremtes e jo Perendisë, thash, pse mos ti qoj deri
në fund, pasi ky popull i donë dhe iu beson së tepërmi mashtruesve ?
Unë j'ua dergova
dikur moti Kalaxhanin e Gjirokastrës si patriot
që t'ju shpëtoje por e shajtët e quajtët tradhtar, kur u mundova iriqin
ta heqi prej therre ai prapë shkoi në therra,
ç'ka ti bëj atij ?
- Mallkimi i tij na paska nxân ...! Ndalu të lutem ô Perendi ! Mos më trego asgjë më
tej..t'lutna..ne paskemi marue krejtë...paskemi ra në kurtha njëra pas tjetres
pa e ditur, të mjerët né,
ç'na gjeti ..!
-Jo jo, prit pak, se, pas dorshkrimit "anxhelian" u'a
dergova juve edhe një tjetër "shën
anxhelo" edhe ky i dalun prej rrrethit të Sorbones, nga Parisi, njashtu si "anxheli" që ishte prej
Brukseli, pa e ditë as një fjalë Skitishte edhe ky duhej thënë për t'ua thy qafën juve se; gjuha
e Perendisë ishte pellazgjishtja
që i maroi "pellazgët e bardh si
bora" e që këta pollen aty midis
shpellës prej tokës si kungujt, dhe e dija që kjo fjala "bardh" ka me
ju pelqyër së tepërmi edhe juve pasi që
edhe "skitët bellashkë" ishin edhe ata të "bardh si bora" !
Pasi i dëgjoi Apotri mirë
ankesat e Perendisë, iu kthye e i tha;
- ô Perendi e shtrenjta që mbretnon mbi tokë, kam një lutje për popullin
tim, shpetoje, mos e deno se është i pafajshëm, e ka hup drejtimin nga disa
mashtrues. Unë kërkoj nga ti, të na kthjellojsh, ç'farë duhët të bëjmi që ne
sot të gjejmi rrugën e drejtë ?
-Për të ra në rrugë të drejtë, vetëm këta mashtruesit mund ta shpëtojnë popullin tuaj.
-Si ashtu, çfarë duhet të bëjn këta mashtruseit më zi se ç'na moren në
qafë me gënjeshtra ?
-Këta mashtrues duhët që të
kërkojnë falje publikishtë dhe ti tërhjekin të gjitha ato libra të mbrapshta
plotë gënjeshtra.
Vetëm këta që kanë mashtrue mundë të ju shpëtojnë !
-Si ? ..po këta autor thonë se,
gjuha jonë është e krijuar prej Perendisë, kush nuk ka dëshirë sot të jetë
fëmija i Perendisë?
Nëse i terhjekim këto botime të këtyre autorëve rrenacak nga vitrinat e
librarit tona athu se ne do i shpetojmi fundit të botës ?
Para këmbëve Perendia ia hodhi ni libër Apotrit të tij, që u hap në
faqen 30 !
-Merre dhe lexoje
aty-urdhëroi Perendia !
Kam frikë se do na
nxjerri problem ni njëri si ky doktorri i Sorbones, më parë pranon konopin se sa të kthehët libri i tij në top-letre, ai nuk
dorëzohët, ka ngulur themrat si mëzati në idet e tij gjeniale. Ai na thotë në librin e tij këtu në faqen 30 se, ne jemi shpellarët e parë të
Europës që nga koha e Homo-Sapianve, posa zbritem nga dega e lisit ne e lam aty
bishtin dhe pushtuam vrimat e
shpellave, për atë na quajn edhe sot
pellashk- që do thotë shpellagji, shpellarë !
Më tutje ky Doktorri
i Sorbones shton se, i pari ishte fis yni që doli nga shpella e tjerët mbeten
ende aty në shpellë, ky fis kishte emrin Lelegë, që sipas mendimit të tij, e që opinioni yni mbarë duhet ti besoje ni
Doktorri të shkecave i dalun nga Sorbona i cili thotë se, fjala Lelegë është e
gjuhës së Perendisë, që do thotë njeri i leshtë, trupin
me lesh, jo si delet por si majmunat !
Doktorri thotë
se, ne jemi këtu para 40 000 vitësh në
të njajtin vend pa levizur, edhe kur erdhen akullnajat e medhaja na nxunën por
shpellarët e zgjuar siç ishin, u futem nën to, rezistuam rreth 8000 vite të mbyllun
si ata pinguinat midisa akullit !
A është e vertetë kjo ô Perndi ? -e pyeti
Apotri.
-Ky Doktorri i
Sorbonës nuk ka lidhje me shkencën por me fantezit, unë i thash të shkruaj
marrina të tilla që ju ti besoni atij, le t'ju marri në qafë mirë si duhet se
ndoshta kështu e keni kërkua prej Perendisë.
Ai pa e ditur as ni fjalë
Skite juve u'a përziën gjellërat, nuk e
di se "gjella" e "jella" janë e
njëjta fjalë Skitishte që do thotë "ushqim" por juve ju
mashtron ai dhe thotë se, gjuha juaj është gjuhë e Perendisë, kështu dikur i përvetsonin edhe etruskët rrokjet e
gjuhëve të huaja që sot askush nuk mundet t'iu bie në
fije.
-Mirë ô e shtrenjta
Perendi, nëse ka mbetur e vetmja zgjidhje kjo,
që ne të shpëtojmi e mos të shkatrrohëmi si ata etruskët, pra ne do
ia bëjmi si urdhëron ti. Pra do ti mbledhim të gjitha këto
libra të Doktoorrve
mashtrues dhe do ti bëjmi
top-letre, besoj se populli do
pajtohët, por ky i Sorbonës icili ka
shtypur librin në ni shtypshkronjë me para të tij prej xhepi e që i ka kushtua
rreth 3000 dollar, duhet t'ia kthejmi parët ose topin e letres së recikluar.
Doktorri bëri gabim të madh këtu, sepse,
ai së pari shtypi librin në ni
shtypshkronje sipas ni mori të dhënave që kishte grumbulluar në forume përmes
interneti nja 10 vite para se të bëhët Doktorr i Sorbonës, si ai fshtari i
mjerë që kishte vën qerren para kive, mendonte se kështu shtyhet qerrja, tani
ky dotorri i Sorbones ka ngul këmbë si
kiet n'baltë, në hallë kemi rën me të ô
e shtrenjta Perendi, na mori në qafë Doktorri i Sorbones, e si
t'ia bëjmi tani hallit me të ?
-Unë e kam percjellur
prej dekadash këtë Doktorrin e Sorbonës që
kishte titullin Arkitekt i dekorit të mbrendshëm për zare të dritareve të
banesave pariziene, ku 10 vite pasi që e shtypi vetë me pare prej xhepit të tij
këtë libër si broshur bibliografik për "bellashkët" pra për këta
skitët e bardh që ky po i quan shpellarë, askushi nuk i'a
vlersonte atë "vepër
djallzore" Doktorrit siç ai shpresonte dhe i deshpruar siç ishte, më në
fund i thash;" ô Doktorr Adamit Frassari- thash atij, -shko
e paraqite këtë libër që e ke
shtypur n'shtypshkronjë e që të ka kushtua shtrenjtë para 10 vitësh nja 3000 dollar, shko tani vrap paraqite edhe si tezë në Sorbon sepse, ke të drejtë që këtë librin ta shëndrrojsh
edhe mbrapshtë, nga libri në tezë, nuk është vonë kurrë kjo punë edhe se i ke
hypur peles kah bishti, por, siç duhej
për së mbari, Doktorraturen dhe me titull në xhep pastaj do botojshe librin,
...por nejse, ti nuk i degjove këshillat
e Perendisë por, nejse, shko tani aty te
dera e Sorbonës, se edhe ti si çdo
qytetar i thjeshtë, ke të drejtën të paraqesish ni tezë ç'fardo qoftë ajo, dhe aty brënda 4 orëve leximi përrallash të shpellarve do dalish nga
Sorbona e famshme me titullin Doktorr në xhep !
Kështu pra, do t'ua
japin ata "miqët e tû" më në
fund një titull si Doktorr, pse jo
se, nuk i dihet, të duhet edhe ky titull
përpos atij të dekoratorit për zare të dritareve ku pastaj me këtë titull ta marrësh n'qafë ni popull të tërë me fantezit e tuaja të shpellaxhinjëve sepse, edhe ty ka për të
besuar ky popull siç i'u besonte
"engjujve" tjerë, kështu e
mbyllem kontraten dhe më degjoi Doktorri dhe më në fund, pas 10 vitësh që kishte publikuar librin e tij sipas ideve të ni Doktorr Adamit
Frassarit e Budimir Milanit, doli edhe
ky si ata me titullin Doktorr i specializuar për studimet e shpellarëve dhe pas shumë mundimësh me ni procedur së
mbrapshti më në fund mëzi doli në moshën
70 vjeçare me titullin Doktorr, si shihet, kurrë nuk është vonë për mashtrime,
nuk ka moshë ?!
Perendia u ndal pak
dhe në dorë i erdhi një libër tjetër nga qielli.
-Kjo është një Dhjatë
e Re për popullin tuaj, vëtëm kjo e
vertetë do e shpetoje popullin tuaj nga humnera, i keni 7 ditë afat ti mbledhni
ato libra me mbrapshtira para se të vije fundi i botës, nëse doni të shpetoni,
merre dhe lexoje ! Shifemi nesër prapë
aty tek hambari i arrave, për të
përtypur një bertham tjetër, me një fjalë nga gjuha e Perendisë !
Perendia i
lëshoi librin në dorë Apotrit dhe u
zhduk në gjithësi sa hap e mbyllë sytë, Apotri e mori librin dhe e hapi, iu
kujtua mënjëherë libri që e mbante rregullishtë nën sqetulla me plotë
krenari profesori i tij sa herë që
hynte në klasë, ishte vepra e të madhit Kalaxhanit të Gjirokastrës, shpetimtari i
vetëm i kombit !
nga Metafora Anonimi
N°1. 2015
================== vijonë =====================