Videot e mia

Loading...

May 25, 2012

Prejardhja pellazge =6=


Të nderuar lexues; 
kjo Esej  është   nxjerrur  nga  Akademia  punim shkencor  prej Edme Mentelle  para 200  viteve  në kohën kur diskutohej  per origjinen pellazge etruske. Mendoj se mundin që mora  per  te perktheyr  kete punim do sherbeje  sadopakê  në kthjellimin e  opinioneve në lidhje  me pellazget, kush ishin, nga  vinin dhe  eventual   mundesia  e  lidhjes  se  kesj  diaspore  me popullin shqiptar ? 
Per  mendimin  tim, duhet  shumê  punë  e hulumtime te  metejshme epr  te gjykuar  se a  jemi edhe ne shqipatert  paardhes  te  ketij  populli qe  sipas ketij studimi, kam opinione  tjera; se ne jemi vetem se  popull me origjine ilire  dhe autokton ne gadishullin tone  dhe  e  jo pasardhes  te kesaj diaspores  pellazge. 
Lexim  të  kêndshëm,  Falemnderit !


PELLAZGET KTHEHEN NE GADISHULLIN ILIRIKE viti 1109 para Krishti..


Pasi që vinin nga Tirrenia, ky grup i pellazgëve qe u kthye perseri ne Gadishullin Ilirikë pas 150 vite qe kur ishin dëbuar hëren e parë nga Deukalioni prej Thesalis e pastaj edhe prej Dodonës, tani kthhen në Atikê afer Atinës dhe vendosen me pajtimi e vendasëve.


Athenaset  nuk kishin hyrë ende në luftërat e literaturës e shkencës, kjo famë qe iu vjenë me vonë, dallohën nga të gjitha kombet tjera. Mirëpo kishin dhe një gjë edhe më shumë se tjerët, se ketu tek ky popull besimi fetar kishte filluar ti zêje rrënjët. Në vendin e tyre kultivimi i tokës kishte filluar deh ishte perhapur më tej në të gjitha anët. Kishin vendosur ligjet dhe çmohej si populli më i ndershëm i Greqisë dhe veten e quanin Athenas.


Të prekur nga fatkeqësija që i'u kishte ndodhur këtyre Pelazgëve Tirrenianë, Atinasët i pranojnë më mirësi dhe iu shperndajnë toka në periferi të Atinës, rrënxë malit Himetë më kushte, qe të ndertonin murin e një pjese të keshtjellës ku dhe u quajt pastaj muret Pellazgjike. Keto kondita ishin të moderuara dhe të lehëta, qe këta Pellazgët në krye më prijsin e tyre Agrolas dhe Hiperbius, ndertun murin dhe ne anen tjeter si shperblim mirreshin me kultivimin e tokave më mjeshtri.


Dersa këta Pellazgët e posardhur nga Italia u merrëshin më ndertimin e murit dhe tokën rrënxë malit Himetë, keta u shtuan më ardhjen e pellazgëve të tjerë, edhe këta që dikur para 150 vitësh të dëbuar nga Thesalia prj Deukalionit,kishin gjetur në këtë kohë strehim në Beosië, iu kishin bashkangjitur një pushtimi Trakëve ku i dëbojnë banorët e vjetër të këtij vendit. Pra këta Boetianët, të detyruar të lëshojnë vendin e tyre, shkojnë e gjëjnë strehim në Thesalië, ku banoret helenë i pranojnë dhe iu japin tokë, si e kemi thê mê lartë; në tokat pjellore ku së pari kishin zënë vend pellazgët në krye me Pellazgusin, shefin e tyre qe pastaj debohen në dodon e me tej ne Italië... Boeisinët tani jetonin në Thesalië dhe kishin ngritur vendëbanimet e tyre të para.Jetojnë ne keto toka rreth tre shekuj, dhe më në fund edhe keta refugjatët Boesianë dëbohen prej Thesaliotve vendas..! Janë të detyruar të kthehën nga kishin ardhur, në Boesinê e tyre, mirëpo,e shohin qe ishte pushtuar nga Pellazgët dhe disa Trakë, i detyrojnë të largohën nga Boesia !


Edhe këta tani duke mos ditur se ku të shojnë, drejtohen në Atikë tek kêta Pellazgët e Italisë se Atenianet i kishin pranuar dhe ndar toka.


Pasi iu bashkangjiten kesaj kolonie edhe këta pellazgët e dëbuar nga Boesisia, filluan për një kohë të shkurtër të zhvillohen aqë shpejtë sa që edhe kishin aspirata tjera, duke zënë pozita te larta në mesin e Atenasëve dhe gati se ishin bërë zotnues mbi Atenianet


e duke mos u penguar fare nga ta, Pellazgët kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, ia arrijnë kulmin. Ky popull i cili nuk e njihte ligjin vetem nga i forti,filluan ti ngacmonin Atenianët,


Luksi në këtê kohë ende nuk kishte arritur në qytetin e Atinës, njerëzit nuk dalloheshin nga thjeshtësija e tyre e nga tradita, skllavërija ishte e panjohur ende, se banorët vetê sherbehêshin, vetëm fëmijët i kishin mësuar të merrshin ujë ne krojet e Kalirroës. Ky krua, qe emri itij ishte i njohur për ujin e tij të mirë që buronte nga gurrat e mlit Heimet jo shumë largë qytetit.Pisitrati kishte ndermarrë punime të medha ku permes gypave e ksihte shperndarë këtë burim në nëntë lagje të ndryshme të Athenës qe quheshin Eneakrunos. Pelazgët ishin mësua më pasionët e tyre më brutale, i keqperdornin fëmijtë e tyre, dhe të pa knaqur nga këto të kqija, kishin bërë plane kundër qeverisë, donin ta shtinin në dor dhe te qeveisnin ata.


Kur e kuptuan Atenianët këtë dredhi, morën armët dhe shkojnë në drejtim të Pellazgëve dhe dëbuan nga vendi në vitin 1162 para krishti.Pra kishi ardhur nga Italia në Atikê në vitin 1209 para krishti dhe dêbohën nga vendi pas 47 vite !


Hekateu i Miletit e tregon këtë ngjarje më ndryshe që është pakë më e pandershme për Atenjanët sepse deshmon per të gjitha padrejtësit ndaj tyre. Atenianët thotë Hekateu, e kishin vrejtur se territorin që ua kishin narë Pelazgëve para 47 vite, ishte shendrrua në një kopht të begatshëm që dikur iu dukej i pa vlefshëm, kishin vendosur t'ua marrin këtë tokë pjellore i dëbojnë Pellazgët nga vendi për të vetmin motiv nga gjelozija.


Pellazgët dëbohen edhe nga Atika, strehohën në Lemnos.


Ndahen në dy grupe, njëri grup i udhëhequr nga shefi i tyre Agrolas, dhe grupi tjetër shkon pas Hiperbiusit, qe kur kishin arritur në Athinë keta ishin te parët që kishin illuar ndertimin e moreve pellazgjike, kalojnë pra nga Atiku në Sicilië, e nga Sicilia në Akarnanië. Nuk dihët fare për fatin e ketij grupi te pellazgeve qe ishin kthyer nga Sicilia në Akarnanië, ka gjasa qe u shkrijten në banorët e Akrnanisê që nuk vijoj më tutje të zhvillohet kjo kloni.


Pellazgët tjarë, që ishin mê shumë ne këtë grup, u vendosen nê ishullin e Lemnosit. Ky ishull më parë banohej nga banorët venda te quajtur Minianët, qe zbrisnin nga Argonautët, të cilët pasi që ishin mirëpritur nga femrat e vendit, e kishin ripertri këtë ishull më popullsi te re.


Jetonin keshtu te qetë në ishullin e tyre prej më se dy shkujve kur papritmas, u pushtuan prej ketij grupi të bandave pellazge. Nuk ia arriten të iu bëjnë rezistencë, morën fëmijët e gratë dhe iken nga aty e shuan u vëndosën në Lakonië, ne vitin 1160 para krishti.==


Burimi; Historia e Herodotit, 1802 Paris


===vijon=

No comments: