Videot e mia

Loading...

May 11, 2009

A është ky Portreti i vertetë i Skenderbeut ?

*********************************************************************************


A është ky një portret i imagjinuar apo kopje e ndonje medajoni te vertete ?

















****************************************************
Mundesia e parë është se, pasi qe deri me sot ende nuk kemi vrejtur një Skenderbeg me një pamje te tillë, atëhere mund te themi se  ky portret te jete i imagjinuar nga autori ose editori i ketij libri te botuar në itali afer 200 vite pas vdekjes se Skenderbeut.
Deri me sot jemi mesuar qe te paraftyrojmi  figuren e Skenderbeut ashtu si e kemi hasur dhe adaptuar  tek portreti i njohur  gjetur ne Galerinë Ufizi(museun oficiele, kryesor...) në Firencë ku mendonim se ai ishte portreti autentik i Gjergjit, mirepo dale nga dalë specialst te artit,  mjerishte na e thyen kete paraftyrim, sikur te na thyhej pasqyrja para syve !
Veshtire pra na ishte te paramendonim  Skenderbeun ndryshe, se ai burre i dheut me te cilin ishim familiarizuar sa kohe te gjate qe nga Noli e Konica sa qe e ngritem deri ne adhurim hyjnor permes ketij portreti, ky pra ishte imazhi i heroit tonë mitik simbol i vendit te shqiponjave !
Mirepo me ne fund erdhi koha ku profesor, akademik dhe hulumtues ran ne perfundim me nje vendim se rezultatet e fundit vejne ne dyshim  origjinalin apo autenticitetin e  ketij portreti  dhe se ai portret i ruajtur në Firencë eshte i dyshimt dhe se portrete tjera defiluan pastaj menjehere njeri pas tjetrit duke na i prezentuar si me te afermit qe mund ti ngjaste Skenderbeut tonë e se pari duke u nisur nga Barleti me portretin ne kopertinen e librit te tij te famshem..." Jeta e Skenderbeut..."
Pastaj koheve te fundit u perhap lajmi tjeter se ne Frankfurt, pran edicionit te famshem ku u shtyp edhe nje liber i Barletit poaty u gjeten disa gravura tjera nder to edhe flamuri i Skenderbeut dhe portrete tjera...
Mirepo sot me zhvillimin e informatikes dhe paisjen e bibliotekave me shperndarje elektronike dhe ate falas ne te shumten e rasteve,  si duket kemi humbur rrugen dhe ne te njetenkohë kemi gjetur shtigje tjera gjurmuese; a thua cilin portret ta mbajmi më afer qe do i ngjante Gjergj Kastriotit tonë, Skenderbeut te famshëm  ?

Keto dite ne nje liber italian rastesishte gjeta edhe kete portret, te pa parë deri me tani jo vetem nga une por ndoshta edhe nga te tjerë hulumtues te gjithanshem si une, qe me ve ne dyshim se mos  ndoshta eshte  vallë kjo vetem se një kopje e ndonje medajoni te imagjinuar te Skenderbeut, qe nuk ngjan fare me portretet e pikturuara qe i kemi parë deri me sot, dhe  po te mos ishte i shktuar emri i tij  "Scenderbec" më poshtë kurresesi nuk do isha ndalur tek ky imazh.  Vrejta se  ka dallim shumë nga pamja e figures se Skenderbeut me portretet qe na u jane prezentuar deri me sot ku e ceka edhe më siper, mirepo asnjeri prej portreteve qe kemi hasur deri me tani nuk ngjan ne Skenderbeun te cilin e ndeshim ne kete liber italiane shperndar ne rrjete falas nga google books.com. 
Ketu pra, ne këtë portret  Skenderbeu eshte shume me i fort, edhe nga qendrimi i tij burreror ka nje bust te një gladiatori apo te një Komandanti si ne rastin e portreteve te Lekes se Madh por ngjane edhe tek medaljonet qe hasim shpeshehere te ndonje perandori si  Aurelianit ilirë apo Dioklecianit, pra shifet kjartë se se ne kete imazh te ri  Skenderbeu na qfaqet si te ishte vertete  një personalitet  ushtarak,  jo si ne ato portretet e deritanishme me pamje te lodhur e rraskapitur qe i ngjan një plakushit  qindvjeçar, ketu  ne kete rast Skenderbeu duket shumë më i ri,  ndoshta edhe me i  qelluari  prej te gjithevesa i perkete rendesis se tij dhe rolit e funkcionit qe kishte si komandant e jo si mbret, shikimi i tij i perqendruar ne nje deshirë te shtyn te mendosh se ai kishte nje qellim dhe vendim te shtruar; guximi i pamohuar si komandant, si nje gladiator qe lufton ne nje aren per liri, një luftetar dhe strateg, te gjitha tiparet  e njohura nga pershkrimet qe i kemi mesuar nga historianet deri me sot i gjejmi tek ky  imazh i ri i Gjergjit si ne medajon ku mund te shprehemi lirishë se edhe  nese eshte krijim imagjinativ nga ndonjë krijues apo ilustrator i kohës, tek ky imazh deperton menjëhere një admirim e lidhet simpatia per shikuesin, se ketu nuk vrehet asnjë  lemoshje as nenshtrim por guxim te plote te nje ushtaraku te një komandanti  me sy shqiponje edhepse ne kete portret hunda e tij e veçuar me nuk eshte e krrusur, e lakuar, si ne portretet tjera por e drejte dhe e ngritur si tek bustet  e personaliteteve te ardhura nga antika,  lirishtë pra mund te themi i ngjan bustit te Aleksandrit te Madh  më shumë se sa ato portretet e deritanishme ku fare nuk vrehet kjo lidhje ne mes ketyre dy personaliteteve te shquara,  shikimi i tij i ngulitur dhe i  vendosur tregon rendesin  e dhe rolin e ketij personaliteti te rendesishem tek ky imazh qe mban  mbishkrimin "Scanderbec".
Me qfaqjen e ketij portreti ne medajon mund te themi se ka mundesi qe te hasim ndoshta  edhe ne portrete tjera te cilat fshihen diku neper biblioteka te ndryshme te cilat me siguri se do hapen nje dite dhe do sqarohet   figura e Skenderbeut permes imazheve qe ka rendesi te madhe shpirtnore per popullin tonë shqiptar, sidomos  me shume per gjeneratat tjera qe do vijne, e  ne qe jemi mesuar me portretin e famshem te Firences do e ruajm njehere e pergjithmon ne zemer si te vetmin imazh, si një ikon qe na e sheron shpirtin mbrenda pa e lodhur mendjen me tej...
Koheve te fundit shpejtohen dita dites keto kerkime keshtuqe nuk mund te themi se ky eshte portreti i fundit i Skenderbeut, heroit tone kombtar, punohet dhe kerkohet ne te gjitha menyrat per te gjetur sa me shume deshmi per kete periudh e cila mjerishte deri tani ishte e mbyllur mirepo si e ceka me siper, me hapjen e librave elektronike neper bibliotekat e famshme te botes qe po  shperndahen ne rrjetin elektronike falas,  besoj se lexuesi shqiptar me nuk do i iku çasti per hulumtime per te nxjerrur ne drite sa me shume deshmi per te madhin Gjergj Kastrioti te mbiquajtur Skenderbeu.

Burimi i ketij imazhi eshte  nga nje liber  italian i botuar ne vitin 1637 ku aty ka edhe portrete tjera te njerzve te shquar te asaj kohe, Skenderbeu eshte ne faqen 528 ne "Risttreto del historie mondo" ku ne mesin e figurave eshte edhe mbreti i Polonisë, Vladislasi, Frederiko II, e shume figura te shquara.
Une bera nje krahasim duke kerkuar ne google se sa perngjajne keto figura nga ky liber duke i krahasuar me tjera dhe rezultati ishte i saket; pra nuk jane te imagjinuara por te mbeshtetura mire nga ndonje medajon ne ari apo bronz ose  ndonje portret i kohes.
Njehere nuk kemi te dhena te sakta se nga kush dhe si eshe bere ky portret, do mundohemi ne te ardhmen te nxjerrim te dhena ne faqen e fundit te ketij libri ku ndoshta ka edhe te dhena me te sakta se nga eshte marrur ky portret.
Duhet te shtojmi edhe diçka  tek ky liber qe citova me siper. Ne nje faqe ku fillon historia botrore aty vrejta edhe portretet tjera si; Noes, Abrahamit, Salomonit e figura tjera mitike nga Bibla keshtuqe une  mendoj se edhe Skenderbeu eshte ilustruar nga ndonje artiste i njohur i kohes  per te ilustruarkete liber me portrete te personaliteteve te shquara, ku ze vend ne mesin e tyre edhe heroi yn kombtar;
Te jemi pra realiste, derisa nuk kemi te dhena te sakta mos te mendojmi menjehere se kemi gjetur misterin, me shkurt kjo gjetje eshte vetem se nje shpres qe tregon se ka mundesi te gjendet edhe ndonje portret tjeter qe do na shpalos imazhin e te madhit Skenderbeg me një pamje ndoshta më ndyshe nga keto qe i njohim deri sot.
Me shprehjen  "krijimtari" ne sot Skenderbeun e hasim kudo ne qendrat e rendesishme te trojeve shqiptare  Skenderbeu hypur mbi kali por edhe busti i njohur i vitit  1939 nga Odhise Paskali ashtu si e ka pare ai me shpirtin e tij dhe s'ka te beje fare me asnje portret tjeter, shkurt,  eshte nje veper arti i pare nga nje shqiptar qe ne menjehere e adoptuam kete figur sepse ishte nga nje artist i yni.
Ndryshe eshtë edhe portreti tjeter i shekullit XVI qe gjendet ne Galerine Oficiale te Firences i realizuar se paku 120 vite pas vdekjes se heroit, tjeter gje eshte te thuhet se artisti Altisimo e punoi kete portret duke u bazuar nga një origjinal i Belinit  qe fare nuk i dihet se ku vajti ky portret ?!

Deri me sot asnjeri nuk e ka pare, a egziston apo jo, kjo ende nuk dihet sepse kjo eshte vetem se thash e theme pasi qe nuk ka asnje vizatim te pakten nga Belini ku do te ishte prezantuar Skenderbeu.
E vetmja deshmi qe mund te vertetohej se cili ishte ky person është emri siper kokes se tij, ne krye te tablos ne te djathtê ku mendohet se ky portret  ishte nje porosi e Medicisëve qe te pikturohej  per llogarin e tyre dhe te prezentohej ne pallatin e tyre edhe kjo figur e shquar ne mesin e tjerave te panumerta qe kishin ne kolekcion, me nje fjal ishte nje portret i porositur ku ne vend qe te shkruhej si te portretet tjera "George Castrioti SCanderbec" me perfundim "G" nganjehere ose "C" ketu  piktori vendos vetem  emrin e tij Georgj dhe me tej Scanderbek  ne vend te "bec" qe  askush ne mesjet heroin nuk e ka quajtur me emrin Georg ScanderbeK ! Si mund ta quanim  ne sot Gjegj Skenderbeu...del krejt i pa kuptimt emri ....
 Mund te thuhet se eshte ende e pasqaruar si duhet sespe duehej edhe ky personalitet i njohur i asaj kohe, te kete vendin  aty ne mesin e te mdhenjve te asaj kohe.
Mirepo piktori qe e realizoi kete portret me siguri se ka pare edhe me pare portretin e Skenderbeut tek libri i Barletit qe ishte botuar para 100 vitesh, ndoshta ai eshte matur ta kopjoje ate por ndoshta ka dashur te marre vlera te veta e jo te kopjoje diçka te huajen, ose shtrohet edhe pytja tjeter ku ndoshta nuk i ka pelqyer fare ai imazhi qe ka nxjerrur Barleti i cili e pikturon Skenderbeun gati 40 vite pas vdekjes se tij, qe eshte kohe e madhe dhe as kjo nuk mund te mirret e saket edhepse shumica e historianve tane Barletin e marrin si "bashkekohes" te Skenderbeut gje qe është shprehje e gabuar sepse Barleti ishte 8 vjeçar kur vdes Skenderbeu !
Te llogarisim se bashku pra ketu edhe moshene Skenderbeut me qe kjo duhej te ishte nje tem ne vete herat tjera doperpiqm tua sjelli keto te dhena...
Ne moshen kur isha 8 vjeçar dhe sot pas 40 vitesh ta pikturoja pershembull qe, Nolin,  te cilin asnjehere nuk e kam pare, as fotografin e tij por vetem se me bindjet dhe te themat se ai kishte nje mjekerr, ai kishte syt keshtu e ashtu, hunden e kishte karakteristike te gjate... dhe une tani pas 40 vjete marr lapsin dhe pikturoj Nolin...!
E njejta gje eshte  edhe deshmija  e  Barletit per Skenderbeun e sidomos sa i perkete portretit ne librin e tij.
Poashtu edhe edhe deri tek Odhise Paskali, te gjitha jane vetem se krijimtari  qe na vjen keqë por duhet ta pranojmi kete realitet qe kurresesi nuk mund te behet autenticitet.
=============================================================
Burimi;http://books.google.fr/books?id=gecGAAAAcAAJ&pg=RA1-PA519-IA9&vq=scanderbec&dq=scanderbec&lr=&output=html&source=gbs_search_s&cad=0
=========================================
Biblioteka ime; http://www.google.com/books?hl=fr&uid=15092624652417221864
==========================================
http://www.google.com/books?id=3BkCAAAAQAAJ&dq=l%27histoire+du+mahomet+scanderbeg&lr=&ei=zfUTSsSuK5CGkAS3zdnPCQ&hl=fr
Répertoire universel de bibliographie...ou Catalogue ... de livres ...‎
de Joseph Léon Techener - 1869
Page 586
... et continue l'histoire de cette province, depuis la mort de Scanderbeg, ...
portraits gravés sur cuivre représentant Scanderbeg et Mahomet IL 4138. ...

 adresa: dartre93@gmail.com